Policia rinis operacionin për lojërat e fatit

Publikuar tek: aktualitet, më 18:29 28-01-2015 Policia rinis operacionin për lojërat e fatit

Uniformat blu kanë rinisur operacionin për kontrollin e pikave të lojërave të fatit dhe basteve, për të verifikuar dokumentacionin përkates.

Kontrolli më i imtësishëm do të përqëndrohet në të gjitha pikat e reja të kesaj kategorie, por edhe subjektet e mëparshme do të riverifikohen. Bëhet me dije se në këtë operacion janë përfshirë reth 150 forca policore. Burimet zyrtare thonë se operacioni do të shtrihet fillimisht në qytetin e Tiranës, pastaj do të përhapet në mbarë vendin. Subjektet që do të rezultojnë me mungesë dokumentacioni, ose në kundërshtim me ligjin do te penalizohen.

Në muajin tetor të vitit 2014, Policia e Shtetit nisi një aksion në të gjithë vendin për kontrollin e bizneseve të lojërave të fatit. Në atë aksion u përfshinë 6 mijë forca policore. Nga operacion i koduar “Fundi i marrëzisë” u mbyllën më shumë se 1000 biznese lojërash fati.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Artan Lame në UET: Në fillim isha skeptik për fasadat, rezultoi një sprovë e shkëlqyer
Tentoi t'i jepte rryshfet policit, arrestohet »
Article Logic
Execution time: 0.011250972747803
array(1) { ["section"]=> string(50) "policia-rinis-operacionin-per-lojerat-e-fatit-1749" }