Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka komentuar përpjekjen e policisë pas mesnatës për të nxjerrë studentët nga ngujimi në fakultetin e Drejtësisë.
"Qeveria sapo ka përdhosur me narko-polici tempullin e dijes, Fakultetin e "së drejtës" , të Drejtësisë! Ka rrahur prokurorët, gjyqtarët, avokatët e nesërm ata që nuk kanë nevojë për "vetting", shkruan Strazimiri.
Sipas tij, qeveria ka përgatitur edhe lajmin që do konsumohet në mëngjes së bashku me kafen e parë: 'mësimi vazhdon normalisht, studentët i duan tarifat sa ç'thotë qeveria'.
Postimi i plotë:
Qeveria sapo ka përdhosur me narko-polici tempullin e dijes, Fakultetin e "së drejtës" , të Drejtësisë! Ka rrahur prokurorët, gjyqtarët, avokatët e nesërm ata që nuk kanë nevojë për "vetting" !!!!!
Qeveria ka përgatitur edhe lajmin që do konsumoni në mëngjes së bashku me kafen e parë: mësimi vazhdon normalisht, studentët i duan tarifat sa ç'thotë qeveria!
TURP I PËRJETSHËM PËR ÇDO PEDAGOG QË TRADHËTON STUDENTËT E TIJ DUKE VAZHDUAR "PËRDITSHMËRINË" PAS PËRDHOSJES!
- P. S. Ndryshe nga ç'raportojnë mediat e regjimit, studentë vazhdojnë qëndresën brenda fakultetit Juridik!