Policia rrethon Sarandën e Delvinën, lokalizohet vendndodhja e Kelmend Balilit

Publikuar tek: barometri, më 07:16 22-10-2018 Policia rrethon Sarandën e Delvinën, lokalizohet vendndodhja e Kelmend Balilit

Dhjetra forca të policisë kanë zbarkuar në Sarandë dhe fshatin Stjar mbrëmjen e sotme për kapjen e të shumëkërkuarit Kelmend Balili.

 

Paralelisht me operacionin e policisë në Durrës e Shijak, ku janë arrestuar 5 persona të dyshuar si pjesëtar të një grupi kriminal të trafikut të drogës, në Sarandë është tentuar kapja e Kelmend Balilit.

Mësohet se uniformat blu nuk kanë arritur të arrestojnë Balilin, i shpallur në kërkim pak vite më parë për trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të drogës. Kërkime të shumta po kryhen në banesën e tij si dhe në Sarandë e Delvinë, pas informacioneve se Balili është parë në këtë zonë kohët e fundit. Ndërsa në fshatin Stjar është arrestuar një person i dyshuar për trafik droge.

Po ashtu policia në Durrës nuk ka arritur të në vë pranga Lulzim Berishën, i njohur si kreu i bandës së Durrësit, pasi ndaj tij është lëshuar urdhër arresti po sot. Për këtë ka dyshime se operacioni mund të jetë dekonspiruar pasi Lul Berisha nuk është gjetur në banesën e tij.

Dyshohet se Lul Berisha dhe Flamur Avdyli, ky i fundit i arrestuar tashmë, janë pjesë e një rrjeti të madh të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13598299026489
array(1) { ["section"]=> string(84) "policia-rrethon-saranden-e-delvinen-lokalizohet-vendndodhja-e-kelmend-balilit-138638" }