Policia Rrugore kontrolle nëpër Tiranë/ Arrestohen 4 shofera të dehur, 11 të tjerë rrezikojnë patentën

Publikuar tek: aktualitet, më 10:35 26-01-2020 Policia Rrugore kontrolle nëpër Tiranë/ Arrestohen 4 shofera të dehur, 11 të tjerë rrezikojnë patentën

Policia Rruggore ka vijuar kontrollet me dragera gjatë mesnatës në Tiranë për të parandaluar drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit.

Mësohet se nga 256 teste alkooli, i janë pezulluar lejet e drejtimit 11 drejtues mjetesh, ndërsa katër të tjerë janë arrestuar.

Sakaq, policia i bën thirrje shoferëve të përdorin mjetet e transportit publik në rast se konsumojnë alkool.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore kontrolle me dragera per te parandaluar drejtimin e mjeteve nen efektin e alkoolit apo me keq akoma ne gjendje te dehur.

Kontrollet me dragera prej ores 22.00 dhe do vijojne deri ne oret 05.00.

Nga 256 teste alkooli te bera deri ne ores 02.50, u konstatuan:

11 drejtues mjetesh nen ndikimin e alkoolit te cileve ju pezullua leja e drejtimit dhe do dalin ne komision, te cilet rrezikojne pezullimin e patentes nga 6 deri ne 12 muaj

4 drejtues mjetesh u arrestuan per drejtim mjeti ne gjendje te dehur qe varionte nga 0.50 mg/l deri ne 1.03 mg/l

Ndersa 241 drejtues mjetesh rezultuan nga 0.00 mg/l deri ne 0.19 mg/l, brenda limitit te lejuar

Stop drejtimit te mjetit nen efektin e alkoolit apo ne gjendje te dehur.

Alkooli mpin trurin dhe je i destinuar per te bere aksident.

Alkooli vret jeten njesoj si dhe shpejtesia.

Perdorni mjetet e transportit publik ne rast se konsumoni alkool.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065340995788574
array(1) { ["section"]=> string(107) "policia-rrugore-kontrolle-neper-tirane-arrestohen-4-shofera-te-dehur-11-te-tjere-rrezikojne-patenten-193170" }