Policia Rrugore mesazh për ata që do e festojnë jashtë ndërrimin e viteve: 5 masat që duhet të ndërmerrni për të mos u lënduar

Publikuar tek: aktualitet, më 16:17 31-12-2016 Policia Rrugore mesazh për ata që do e festojnë jashtë ndërrimin e viteve: 5 masat që duhet të ndërmerrni për të mos u lënduar

Drejtoria e Policisë Rrugore ka lëshuar një mesazh për të gjithë ata qytetarë që do e festojnë jashtë, në club-et e natës, ndërrimin e viteve.

Mesazhi i drejtohet kryesisht drejtuesve të automjeteve dhe motoçikletave dhe masa e parë që ata duhet të ndërrmarin është të mos konsumojnë pije alkoolike, ose në të kundërt të përdorin mjete të tjera dhe të mos jenë ata drejtuesit.

Vendosja e rripit të sigurimit, mospërdorimi i aparatit celular, qarkullimi me shpejtësi brenda normave dhe pajisja me kaskë për drejtuesit e motoçikletave janë disa nga këshillat që policia sugjeron për qytetarët, në mënyrë që të shmangin lëndimet në rrugë.

Njoftimi i Drejtorisë së Policisë Rrugore:

Policia Rrugore gjatë natës së ndërrimit të viteve dhe ditëve të para të vitit 2017, do jetë në shërbim të përforcuar.

Në të gjitha akset rrugore nacionale dhe në brendësi të qyteteve ku do festohet, por edhe në akset kryesore rurale do të ketë prezencë të efektivave të Policisë Rrugore.

Me qëllim që bukuria e kësaj feste mos të venitet sado pak nga lëndimi apo humbja e jetës në rrugë e ndonjë  drejtuesi të automjetit apo pasagjeri, Policia Rrugore sërisht e ndjen detyrë të përcjellë edhe një herë një mesazh në të mirë të jetës dhe të mbarëvajties së festës:

Të gjithë drejtuesit e automjeteve, gjatë ditëve të festimit, të bëjnë kujdes me konsumimin e alkoolit në rast se do të qarkullojnë me automjetet e tyre, në të kundërt të përdorin automjetet e transportit publik.

Të vendosin rripin e sigurimit.

Të mos përdorin aparatin celular.

Të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Si dhe drejtuesit e motoçikletave të vendosin kaskën mbrojtëse.

Për çdo problem që mund të hasni gjatë udhëtimit tuaj, që i përket zgjidhjes nga ana e Policisë,  telefononi në numrat pa pagesë 112 në Tiranë dhe 129 në të gjithë vendin.

Policia Rrugore ju  uron: "Gëzuar Vitin e Ri 2017", mbarësi e begati në familjet tuaja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03020715713501
array(1) { ["section"]=> string(131) "policia-rrugore-mesazh-per-ata-qe-do-e-festojne-jashte-nderrimin-e-viteve-5-masat-qe-duhet-te-ndermerrni-per-te-mos-u-lenduar-64313" }