Policia sekuestron 30 mijë euro të falsifikuara në Korçë, do shërbenin për të blerë drogë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:54 22-11-2015 Policia sekuestron 30 mijë euro të falsifikuara në Korçë, do shërbenin për të blerë drogë Foto ilustruese

Policia e Korçës ka sekuestruar plot 30 mijë e 700 euro të falsifikuara dhe ka vënë në pranga shtetasin Gentian Oshafi.

Eurot e falsifikuara do të përdoreshe për të blerë një sasi lëndësh narkotike.

Sipas policisë eurot u gjetën në mjetin tip “Fiat” me targa AA 455GH. Materialet iu referuan Prokurorisë për hetim të mëtejshëm. 

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasi Gentian Oshafi, 28 vjeç, banues në fshatin Blacë, të rrethit Pogradec. Arrestimi i tij u bë pasi, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në fshatin Lozhan, gjatë kontrollit të automjetit tip “Fiat” me targa, që ky shtetas drejtonte, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale:

A- 30700 kartmonedha Euro, të prerjeve 100 dhe 200 Euro, të dyshuara të falsifikuara.

B- 1 automjet.

C- 2 aparate celulare.

D- 1 pasaportë.

Ky shtetas, shumën me kartëmonedha Euro, të dyshuara si të falsifikuara, dyshohet se do ta përdorte si parapagesë, për blerjen e një sasie lënde narkotike. Gentian Oshafi, këtë shumë, e kishte vendosur, në një çantë të vogël personale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në Tiranë, një vajzë bllokohet brenda në makinë, 5 policë e shohin dhe nuk ndihmojnë
Ministria e Brendshme deklaratë: Ja si është situata në Tiranë, Durrës, Kukës, Shkodër, Dibër e Gjirokastër »
Article Logic
Execution time: 0.011539220809937
array(1) { ["section"]=> string(100) "policia-sekuestron-30-mije-e-700-euro-te-falsifikuara-ne-korce-do-sherbenin-per-te-blere-droge-26024" }