Nga ana e Sektorit Kundër Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë,është realizuar me sukses operacioni antidrogë i koduar: “ Shiringa ”. Si rezultat i këtij operacioni është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetatasit, Brikel Cenolli,vjeç 31,banues në Vashtëmi të Korçës.
Policia ka marrë informacione në rrugë informative se Cenolli posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike të forta, çka ka rezultuar e vërtetë pas hetimeve të kryera.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të këtij shtetasi si dhe të banesës të tij të ushtruar nga Policia e korçës në Vashtëmi, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 34 doza me lëndë narkotike të dyshuar si heroinë,me peshë të përgjithshme 7.8 gr.
• 306 gr lëndë të dyshuar si metadon.
• Disa shiringa dhe age
• 3.000 lek të reja dhe
• 2 aparate telefonike celular.
Ndërkohë që po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Korçës, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.