Këngëtari njohur Arkimed Lushaj me emrin e artit Stresi është shpallur në kërkim nga policia së bashku me shokun e tij.
Burime të policisë bëjnë me dije se Stresi së bashku me shokun e tij me iniciale E.L 21 vjeç janë shpallur në kërkim pasi postuan në rrjetet sociale video teksa qëllonin me armë.
Rebelimi i këngëtarit dhe shokut të tij ka ardhur si pasojë e arrestimit në Francë të Ramush Haradinajt dhe këtë e bëri të ditur vetë këngëtari nëpërmjetë rrjeteve sociale ku shkruante: “Liri për Veteranët. Free Ramush Haradinaj. UÇK”.
Po ashtu policia ka marrë masa edhe për babain e reperit Sali Lusha 61 vjeç dhe po punon për heqjen e armës së gjahut tip 'Shotgan'.