Policia shpëton dy të miturit e bllokuar nga ujërat e lumit Kir në Shkodër (Pamje dramatike)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:30 21-03-2018 Policia shpëton dy të miturit e bllokuar nga ujërat e lumit Kir në Shkodër (Pamje dramatike)

Policia lokale dhe FNSH-ja Shkodë, shpëtoi sot në mbrëmje 2 të mitur dhe një 60 vjeçar, të mbetur të bllokuar si pasojë e vërshimit të ujërave të lumit Kir.

Sot rreth orës 18:00, përmes një telefonate i është kërkuar ndihmë policisë, pasi 2 të mitur kishin mbetur të bllokuar në ujerat e lumit Kir, poshtë Urës së Bardhajve.

Në zonën ku u kërkua ndihmë, shkuan shërbimet e Policisë lokale dhe Grupi i Emergjencave të FNSH-së, Shkodër.

Ata u angazhuan në operacionin e shpëtimit dhe arritën në kohë të nxirrnin nga uji 2 fëmijet e moshës 14 vjeçare, si dhe shtetasin F.Gj. 60 vjeç, i cili kishte shkuar për t’u ofruar ndihmë fëmijëve.

Tre të shpëtuarit janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për kontroll, dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tronditëse: Gruaja shkon pranë kanalit vaditës, gjen aty burrin e pajetë (DETAJE)
Nami në Shkodër, uji vërshon nëpër lokale dhe shkatërron bizneset (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.0099320411682129
array(1) { ["section"]=> string(97) "policia-shpeton-dy-te-miturit-e-bllokuar-nga-ujerat-e-lumit-kir-ne-shkoder-pamje-dramatike-114076" }