Policia shqiptare arreston të riun nga Kabuli, ja përse dyshohet

Publikuar tek: aktualitet, më 18:05 16-04-2017 Policia shqiptare arreston të riun nga Kabuli, ja përse dyshohet

Një 29-vjeçar nga Kabuli i Afganistanit është arrestuar sot në autobusin e linjës Tiranë - Athinë pasi u kap me pasaportë Lituaneze që dyshohet të jetë false.

Gjatë momentit të arrestimit shtetasit Navid Momen iu gjet edhe një sasi e vogël lënde narkotike, canabis sativa. Dyshohet se 29 vjeçari mund të kishte si destinacion vendet europiane si azilant por nuk përjashtohen edhe pista të tjera që po hetohen nga Prokuroria e Gjirokastrës.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët e Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Navid Momen, 29 vjeç, banues në Kabul, Afganistan.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi: Në P.K.K.Kakavije, gjatë kontrollit të pasagjerëve të autobuzit të linjës Athinë - Tiranë, ky shtetas ka paraqitur një pasaport Lituaneze, e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar, këtij shtetasi iu gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019690990447998
array(1) { ["section"]=> string(69) "policia-shqiptare-arreston-te-riun-nga-kabuli-ja-perse-dyshohet-75384" }