Policia shqiptare dhe Guardia Di Finanza finalizojnë mega-operacionin anti drogë, ndalohet gomonia në mes të detit

Publikuar tek: barometri, më 08:46 31-12-2017 Policia shqiptare  dhe Guardia Di Finanza finalizojnë mega-operacionin anti drogë, ndalohet gomonia në mes të detit

Policia shqiptare në bashkëpunim më atë italiane kanë finalizuar një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë të suksesshëm.

Mësohet se pas një hetimi të gjatë dhe informacionesh operative të marra dhe shkëmbyer midis policisë shqiptare dhe asaj Italiane, u ndalua dhe u sekuestrua një gomone në zonën e Salentos, në provincën e Leçes. Operacioni është konkluduar mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 dhe është ndjekur nga të dyja policitë, si ajo shqiptare dhe ajo italiane.

Në njoftimin e saj policia bën me dije se avioni i Guardia di Finanza është vënë në ndjekie të gomones në ndihmë të njësive detare të Guardia di Finanza të Pulias që e kanë bllokuar në pjesën e poshtme të Adriatikut.

Në bordin e gomones janë ndaluar tre shtetas shqiptarë. Përmasat e gomones janë rreth 9 metra me dy motorë të fuqishëm fuoribordo dhe ishte e ngarkuar me lëndë narkotike të llojit marjuanë.

Sasia  e lëndës narkotike ende nuk dihet pasi nuk është peshuar akoma. Policia thotë se nuk mund të japen detaje të mëtejshme për shkak të sekretit të hetimit me palën italiane.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019731044769287
array(1) { ["section"]=> string(120) "policia-shqiptare-dhe-guardia-di-finanza-finalizojne-mega-operacionin-anti-droge-ndalohet-gomonia-ne-mes-te-detit-104991" }