Policia shqiptare reagon për gomonen me drogë të kapur në Itali: Nuk u nis nga brigjet tona

Publikuar tek: aktualitet, më 16:02 25-10-2016 Policia shqiptare reagon për gomonen me drogë të kapur në Itali: Nuk u nis nga brigjet tona

Pas lajmeve të publikuara nga disa media sot, për kapjen e një gomoneje me lëndë narkotike në brigjet italiane, Policia e Shtetit e cila është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët, ka deklaruar se gomonia nuk është nisur nga Shqipëria dhe se është kapur më datë 24 tetor 2016 në orët e para të natës.

Repartet operative italiane, konkretisht  Karabinierët e Nuklit Operativ, të mbështetur nga Nukli aereomobil i Komandës Provinciale të Barit dhe Nuklit të 6-të të Helikopterëve si edhe nga Kapiteneria e Portit të Guardia Kostiera të Barit,  bënë kapjen dhe  arrestimin e shtetasit italian me iniciale Colasuonno.R, 64 vjeç, me precedentë penal, si trafikant lëndësh narkotike.

Autori u kap në flagrancë me gati 700 kg marijuana, e paketuar në 28 pako.

Gomonia u bllokua në Torre a Mare, në Bari, Itali.

Nga hetimi rezulton se gomonia është nisur nga brigjet e Barit dhe është kthyer sërish në Bari.

Veprimtaria hetimore është e përqendruar në territorin italian dhe grupi kriminal është i përbërë nga shtetas italianë.

Policia e Shtetit është duke bashkëpunuar intensivisht me homologët e saj në Itali në lidhje me zhvillimin e hetimeve nëse janë të përfshirë bashkëpunëtorë me shtetësi shqiptare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkencëtarët zbulojnë sekretin, ja si të memorizoni më shpejt informacionet
Vazhdojnë aksionet, në Shkodër asgjësohen 6555 bimë kanabis në proçes tharje »
Article Logic
Execution time: 0.012631893157959
array(1) { ["section"]=> string(96) "policia-shqiptare-reagon-per-gomonen-me-droge-te-kapur-ne-itali-nuk-u-nis-nga-brigjet-tona-57357" }