Policia spanjolle është gati të arrestojë presidentin katalanas nëse deklaron pavarësinë

Publikuar tek: bota, më 16:24 10-10-2017 Policia spanjolle është gati të arrestojë presidentin katalanas nëse deklaron pavarësinë

Policia spanjolle është në gatishmëri të arrestojë presidentin katalanas nëse deklaron pavarësinë gjatë fjalimit në parlamentin rajonal, bëjnë me dije dy burime që kanë njohuri rreth planeve të qeverisë spanjolle.

Megjithëse vendimi final nuk është marrë ende, qeveria spanjolle ka dërguar në Katalonjë një ekip policor elitë, që është i gatshëm të kryejë arrestimin e presidentit Carles Puigdemont, edhe nëse ai merret në mbrojtje nga policia katalanase.

Presidenti ka shumë gjasa që gjatë adresimit të tij, rreth orës 18:00 me kohën lokale, të përdorë fjalët “Deklarim i Pavarësisë”, megjithatë kjo varet nga konteksti i përdorimit të termit pavarësi.

Situata në Spanjë është tepër e tensionuar që pas referendumit masiv për pavarësinë e Katalonjës të mbajtur në 1 tetor. Qeveria spanjolle e quajti të jashtëligjshëm megjithatë qindra-mijëra katalanas dolën masivisht në votime, ku u përplasën ashpër me policinë që tentoi t’i ndalojë. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Unë jam Zonja e Parë”, ish-gruaja e Trump sfidon hapur Melaninë
IPhone juaj do të ketë qindra emoji të rinj, Apple jep lajmin e mirë »
Article Logic
Execution time: 0.011232137680054
array(1) { ["section"]=> string(94) "policia-spanjolle-eshte-gati-te-arrestoje-presidentin-katalanas-nese-deklaron-pavaresine-95403" }