Policia sqaron aksidentin tragjik: Të vdekur 3 anëtarë të familjes, njëra nga vajzat rëndë në spital, i plagosur edhe shoferi

Publikuar tek: aktualitet, më 11:46 16-06-2019 Policia sqaron aksidentin tragjik: Të vdekur 3 anëtarë të familjes, njëra nga vajzat rëndë në spital, i plagosur edhe shoferi Nga vendngjarja

Policia sqaron aksidentin e rëndë të ndodhur në mesnatë në afërsi të Teg-ut. Fillimisht u raportua së mbetën të vdekur 4 anëtarët e një familje, prindërit dhe dy vajzat.

Ndërkohë, policia në një njoftim të dytë për mediat bën të ditur se për shkak të konfuzionit të krijuar nga vetë natyra e aksidentit dhe pasojat që solli, edhe informacioni ka qenë jo i saktë.

Në njoftimin paraprak është raportuar se kanë ndërruar jetë katër persona, por njëra prej vajzave ndodhur në gjendje kritike për jetën, pasi kur është raportuar se ndërroi jetë kishte kaluar në vdekje klinike.

Po ashtu drejtues mjeti Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka, ndodhet në  gjendje të rëndë për jetën. Ky i fundit mësohet të jetë dhëndrri i familjes, 

Sakaq, kanë ndërruar jetë  Bardhok Bibaj, 62 vjeç nga Mirdita, Valentina Bibaj 54 vjeçe dhe Florida Bibaj e bija 22 vjeçe.

Në gjendje kritike ndodhet Xhuliana Bibaj e bija, 26 vjeçe. Sipas policisë u njoftua nga spitali se ndërroi jetë, por ka kaluar në vdekje klinike dhe tashmë ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak.

Mësohet se Xhulia Bibaj dhe Arlint Alia janë të fejuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037096977233887
array(1) { ["section"]=> string(129) "policia-sqaron-aksidentin-tragjik-te-vdekur-3-anetare-te-familjes-njera-nga-vajzat-rende-ne-spital-i-plagosur-edhe-shoferi-168416" }