Policia tajlandeze e dinte për rrezikun e bombave por s’lajmëroi njeri, vdekje dhe plagosje në resortin luksoz (FOTOT)

Publikuar tek: bota, më 10:28 13-08-2016 Policia tajlandeze e dinte për rrezikun e bombave por s’lajmëroi njeri, vdekje dhe plagosje në resortin luksoz (FOTOT) Ministrja tajlandeze e Turizmit Kobarn Wattanavrangkul duke vizituar në spital një turist italian të plagosur, Lorenzo Minutin

Policia e Tajlandës, vendit ku ndodhi shpërthimi i bombave, e dinte për rrezikun që ekzistonte, por nuk bëri asnjë njoftim paraprak për të vënë në dijeni drejtuesit e resorteve në zonë dhe turistët, raporton '"Daily Mail''.

Nga shpërthimi i fortë i eksplozivëve u vranë 4 vetë dhe u plagosën dhjetra të tjerë.

Mësohet se terroristët i kishin fshehur bombat artizanale me kujdes, duke pritur momentin e përshtatshëm për t’i shpërthyer.

Dy shpërthimet e para ndodhën në rrugën e mbingarkuar të resortit turistik në Hua Hin përgjatë natës, duke vrarë një person. Qyteti, afër me Bangkokun, pati edhe shpërthime të tjera.

Dy shpërthime ndodhën më pas në Patong, ishull afër Phuketit, destinacionit shumë të njohur turistik.

Dy shpërthime të tjera, që vranë 1 dhe plagosën 3 ndodhën në qytetin jugor të Surat Thami.

Raportohet se së paku 10 turistë të huaj u plagosën. Bombat besohet se ishin fshehur në kosha dhe shtretër lulesh dhe janë shpërthyer nëpërmjet celularëve.

shperthimtajlande3.pngshperthimtajlande4.pngshperthimtajlande5.pngshperthimtajlande2.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kujdes, kjo faqe publikon foto nudo të vajzave nga Facebook-u
TMERR në Zvicër/ SULM në tren, 7 të plagosur »
Article Logic
Execution time: 0.012967824935913
array(1) { ["section"]=> string(121) "policia-tajlandeze-e-dinte-per-rrezikun-e-bombave-por-s-lajmeroi-njeri-vdekje-dhe-plagosje-ne-resortin-luksoz-fotot-49619" }