Policia turke bllokon 60 kilogramë tritol në qendër të Stambollit

Publikuar tek: bota, më 23:44 13-12-2017 Policia turke bllokon 60 kilogramë tritol në qendër të Stambollit

Ditën e sotme policia turke ka skuestruar 60 kilogramë lëndë shpërthyese në një nga lagjet kryesore të Stambollit.

Televizionet turke raportojnë se tritoli është gjetur gjatë bastisjes së një minibusi në lagjen Bahçelievler.

Mësohet se pas marrjes së këtij informacioni policia, e ka ndaluar minibusin që ta kontrollojë, duke vërtetuar se në automjet ka pasur 60 kilogram eksploziv.

Bëhet me dije se pas policia e ka arrestuar shoferin e minibusit dhe një person tjetër.

Për këtë akt terrorist të mbetur në tentativë policia turke ka akuzuar anëtarë të Partisë Punëtore Kurde (PKK). 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mori 10 milion paund ryshfet, dënohet me 6 vite burg zv/presidenti i Ekuadorit
Pesë ekonomitë më të mëdha të Evropës paralajmërojnë Trump: Ç’pritet të sjellë reforma tatimore »
Article Logic
Execution time: 0.01147198677063
array(1) { ["section"]=> string(72) "policia-turke-bllokon-60-kilograme-tritol-ne-qender-te-stambollit-102999" }