Policia u prish planin trafikantëve, gjen brenda shtëpisë drogën dhe arreston 4 persona

Publikuar tek: aktualitet, më 10:08 17-05-2017 Policia u prish planin trafikantëve, gjen brenda shtëpisë drogën dhe arreston 4 persona

Specialistët e Sektorit të Krimit të Organizuar brenda 24 orëve kanë finalizuar me sukses një tjetër operacion i koduar”Qereka” duke sekuestruar 43 kg Cannabis Sattiva, peshore elektronike, automjete dhe telefona celularë.

Sipas njoftimit të policisë, Specialistët e Sektorit të Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të marra nga Strukturat Policore dhe një pune hetimore të mirëorganizuar brenda 24 orëve, kanë finalizuar me sukses një tjetër operacion i koduar”Qereka”.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

•Ferdinand Topi 48 vjeçe,banues në Qerekë, Krujë;

•Agron Kurti 39 vjeç, banues në Qerekë, Krujë;

•Pëllumb Boja 35 vjeç, banues në Qerekë, Krujë;

•Lajdan Boja 24 vjeç, banues në Qerekë, Krujë

Arrestimi I tyre u bë pasi: Më datë 16.05.2017, në bazë të informacioneve që dispononin Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ferdinand Topi u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

•rreth 43 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;

• dy peshore elektronike dore;

• një automjet tip Benz në pronësi të shtetasit Agron Kurti;

• një automjet tip Golf në pronësi të vëllezërve Boja dhe

• 4 aparatë telefoni celular.

Të arrestuarit u kapën në flagrancë duke përgatitur lëndën narkotike, futur në thasë me ngjyrë të zezë, me qëllim për ta shitur në qytetin e Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lindita Nikolla rrëfen dashurinë me dekanin: Pse debatojmë në shtëpinë tonë…Tregon edhe 2 masterat e të bijës në Francë e Barcelonë
Vdekja e 16-vjeçares në spitalin privat, nis përballja me ligjin për 3 mjekët përgjegjës »
Article Logic
Execution time: 0.010524988174438
array(1) { ["section"]=> string(92) "policia-u-prish-planin-trafikanteve-gjen-brenda-shtepise-drogen-dhe-arreston-4-persona-78922" }