Policia Ushtarake do arrestojë civilë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:59 03-02-2015 Policia Ushtarake do arrestojë civilë

Policia Ushtarake do mund të arrestojë civilë, do të mund t’i skedojë duke u marrë gjeneralitetet dhe fotografuar si dhe do të mund t’u marrë atyre shenjat e gishtave.

Ky është ndryshimi i ri, parashikuar në projekligjin miratuar ditën e djeshme në Komisionin e Sigurisë, projektligj që i shton kompetencat Policisë Ushtarake. “Punonjësi i Policisë Ushtarake bën arrestimin dhe ndalimin e ushtarakut ose civilit sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në projektligj.

Opozita e kundërshton projektligjin që I jep kompetenca efektivëve të policisë ushtarake për të vepruar mbi shkelësit e ligjit. “Projektligji nuk përafrohet me asnjë legjislacion të NATO-s, apo të BE-së por ju është mbushur mendja që t’I jepni disa kompetenca  më shumë Policisë Ushtarake  për ta shdërruar në një Gestapo brenda ushtrisë. I keni dhënë edhe kompetencat e Policisë së Shtetit dhe në dy nene, Policia Ushtarake paska të drejtë të ndalojë dhe arrestojë civilë. Këto janë gjëra nonsense”, tha deputeti I PD-së Flamur Noka.

Kurse zëvendësministri i Brendshëm Petro Koçi tha se akuzat e opozitës janë të pabazuara, duke i bërë një mbrojtje këtij projektligji.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Websiti kundër korrupsionit/ Rama:"Frika po na ruan vreshtin"
Nëndrejtoresha e shkarkuar: Mësuesit na denoncuan se u kishim vënë rregulla, nuk zbatonin oraret »
Article Logic
Execution time: 0.012818098068237
array(1) { ["section"]=> string(42) "policia-ushtarake-do-arrestoje-civile-2189" }