Policia vë në punë aparaturën që ia dhuroi ambasada gjermane, kap në Rinas dy persona me dokumente false

Publikuar tek: aktualitet, më 14:31 22-09-2020 Policia vë në punë aparaturën që ia dhuroi ambasada gjermane, kap në Rinas dy persona me dokumente false

Policia e Rinasit ka arrestuar dy persona me akuzën e falsifikimit të dokumeneteve dhe ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri.

Bëhet fjalë për një 22 vjeçar nga Tirana, i cili i ka shitur kartën e identitetit greke me të dhënat e tij një 33-vjeçari, i cili më pas ka tentuar të udhëtojë jashtë shtetit. Policia thotë se verifikimi i dokumenteve false është bërë i mundur falë edhe një aparature që ia ka dhuruar ambasada gjermane.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Intensifikohen kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Evidentohen dy raste të tentativës për kalim të kufirit me dokumente të falsifikuara.

Gjatë muajit shtator, nga Policia Kufitare e Rinasit janë evidentuar dhe goditur edhe 12 raste të tjera, konkretisht 7 raste për falsifikim të pasaportave dhe letërnjoftimeve, 3 raste për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm dhe 2 raste për mosdeklarim të vlerave monetare.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve të specializuara, duke përdorur edhe aparaturën e re të dhuruar nga ambasada gjermane, për identifikimin e dokumenteve të falsifikuara, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë vënë në pranga shtetasin I. N., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Falsifikimi i pasaportave ose vizave" dhe "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve" dhe GJ. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave".

Shtetasi I. N. i ka shitur një kartë identiteti greke me të dhënat e tij, shtetasit GJ. P., i cili ka tentuar të udhëtojë për në Angli.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

g3egh4h4ghdfgdh.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013893842697144
array(1) { ["section"]=> string(110) "policia-ve-ne-pune-aparaturen-qe-ia-dhuroi-ambasada-gjermane-kap-ne-rinas-dy-persona-me-dokumente-false-221250" }