Policia vijon me masat për ata që s'vendosin maska, qindra qytetarë gjobiten me 3000 lekë, 12 shoqërohen në komisariat

Publikuar tek: aktualitet, më 14:53 20-10-2020 Policia vijon me masat për ata që s'vendosin maska, qindra qytetarë gjobiten me 3000 lekë, 12 shoqërohen në komisariat

Policia e Shtetit vijon të gjobisë qytetarët që nuk respektojnë rregullin e mbajtjes së maskës në ambientet e hapura.

Gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur 522 qytetarë, shoferë dhe pasagjerë që nuk kishin vendosur maskën.

Ndërkohë janë shoqëruar në komisariat 12 qytetarë që nuk paraqitën kartën e ID.

Policia e Shtetit

Në të gjithë vendin, strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.

Punonjësit e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. 

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve, kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe në orët e mbrëmjes.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse, pasagjerë pa maska në automjetet e transportit publik dhe pasagjerë pa maska në automjetet private, të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesin e automjetit. Për këto raste, shërbimet e Policisë  së Rendit dhe ato të Policisë Rrugore në të gjithë vendin kanë vendosur 522 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 12 shtetas, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë dhe janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit apelon që të gjithë qytetarët të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mjeku nga Kuksi humbi jetën nga Covid-19, Skënder Brataj prek me fjalët: Të qoftë dheu i lehtë shok i mirë, pak ditë më parë…
REKORD I ZI/ Mbi 300 të infektuar në 24 orët e fundit, COVID-19 i merr jetën 4 personave »
Article Logic
Execution time: 0.011345863342285
array(1) { ["section"]=> string(123) "policia-vijon-me-masat-per-ata-qe-s-vendosin-maska-qindra-qytetare-gjobiten-me-3000-leke-12-shoqerohen-ne-komisariat-224452" }