Policia vret një njeri me ngjyrë, shpallet gjendje emergjente në shtetin amerikan

Publikuar tek: bota, më 09:55 22-09-2016 Policia vret një njeri me ngjyrë, shpallet gjendje emergjente në shtetin amerikan

Demonstratat masive prej dy ditësh në Karolinën e Veriut, janë bërë shkak që guvernatori të shpallë gjendjen emergjente.

Dy ditë më parë policia vrau një njeri me ngjyrë në qytetin e Charlote. Keith Lamont Scott është qytetari i tretë me ngjyrë, i vrarë nga policia brenda një jave.

Qytetarët e akuzojnë policinë se është raciste pasi i diskriminon qytetarët me ngjyrë.

Protestat, të cilat në fillim ishin paqësore kanë marrë tjetër ritëm.

Kjo pasi protestuesit kanë hedhur shishe dhe kanë plasur fishekzjarre mbi policët. Kanë thyer dritare e kanë shkatërruar objekte me vlerë. Ndërsa policia i ka goditur ata me gaz lotsjellës. Deri më tani, CNN raporton se janë plagosur katër policë, një gazetar, një kameraman, si edhe një burrë nga turma.

"Ne nuk mund të tolerojmë dhunën. Ne nuk mund të tolerojmë shkatërrimin e pronës dhe nuk do të tolerojmë as sulmet që po ndodhin tani ndaj oficerëve tanë të policisë" - tha guvernatori për CNN.

Për këtë arsye, guvernatori Pat McCrory u detyrua të shpallë gjendjen emergjente.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E gjithë Puerto Rico është pa drita, vendi paralizohet pas defektit të madh
Shokohen fansat, Brad Pitt po hetohet për abuzim ndaj fëmijëve?! Detaje të reja rreth divorcit me Angelinën »
Article Logic
Execution time: 0.011687994003296
array(1) { ["section"]=> string(86) "policia-vret-nje-njeri-me-ngjyre-shpallet-gjendje-emergjente-ne-shtetin-amerikan-53727" }