Policia zbardh ngjarjen/ S'lejonte fëmijët të shkojnë në shkollë, efektivët i shkojnë në shtëpi por ai i kërcënon me vdekje: Si u vetëdorëzua autori (EMRI-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:53 03-06-2020 Policia zbardh ngjarjen/ S'lejonte fëmijët të shkojnë në shkollë, efektivët i shkojnë në shtëpi por ai i kërcënon me vdekje: Si u vetëdorëzua autori (EMRI-DETAJE) Ilustruese

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur më parë më Kamëz, ku një burrë ka kërcënuar për vdekje efektivët pasi këto të fundit i kanë shkuar në shtëpi për ta shoqëruar në Gjykatë, sepse nuk lejonte fëmijët të shkonin në shkollë.

Bëhet fjalë për Ronald Kryemadhin, i cili pasi punonjësit e policisë i kanë shkuar në shtëpi, ka nxjerrë armën dhe i ka kërcënuar se do ti vrasë nëse afrohehen. Më pas është mbyllur brenda.

Pas negociatave të bëra nga Forcat Speciale RENEA me autorin, për t’u dorëzuar, ku i fundit, është vetëdorëzuar, në pamundësi për t’u larguar nga banesa. Mësohet se Kryemadhi nuk i lejonte fëmijët të shkonin në shkollë pasi pretendonte "se i shkollon zoti".

Sakaq për ngjarjen ka folur edhe drejtori i Policisë Tiranë, Rebani Jaupaj i cili u shpreh se: “Kemi shoqëruar në mënyrë të detyrueshme një person për në gjykatë e Tiranës. Ky akuzohet për dhunë në familje dhe nuk lejon që fëmijët të shkojnë në shkollër. Sapo ka ardhur në banesë ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe nëse nuk do të largoheshin do të qëllonte. Negociuam me të dhe u bë e mundur negocimi me këtë shtetas nga një punonjës i RENEA-as.  Po bëjmë kontrollin e banesës, se përveç kallashnikovit ka pasur edhe një pistoletë".

DETAJE nga policia: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë shkuar në banesën e shtetasit Ronald Kryemadhi, për ta shoqëruar në Gjykatë, në zbatim të kërkesës së saj, për shoqërim të detyrueshëm të tij.

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë hyrë në banesë ky shtetas ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe ka kanosur punonjësit e Policisë për vrasje në rast se do afroheshin dhe më pas është mbyllur në banesë.

Menjëherë në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat e DVP Tiranë, FNSH dhe RENEA dhe është bërë rrethimi i banesës, vendosja e perimetrit të sigurisë, evakuimi i banorëve dhe ndalimi i qarkullimit në perimetrin e sigurisë.

Pas negociatave të bëra nga Forcat Speciale RENEA me autorin, për t’u dorëzuar, ku i fundit,  pas gjysmë ore, është vetëdorëzuar, në pamundësi për t’u larguar nga banesa.

Personi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, për veprimeve të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon kontrollin në banesë, për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010228872299194
array(1) { ["section"]=> string(161) "policia-zbardh-ngjarjen-qelloi-me-pistolete-ne-mes-te-kamzes-efektivet-i-shkojne-ne-shtepi-por-ai-i-kercenon-me-vdekje-si-u-vetedorezua-autori-emri-detaje-208893" }