Policia zbarkon në shtëpinë në Romë, ajo që gjejnë iu thyen zemrën (Foto)

Publikuar tek: bota, më 16:26 03-12-2017 Policia zbarkon në shtëpinë në Romë, ajo që gjejnë iu thyen zemrën (Foto)

Policia italiane në Romë u nis me urgjencë drejt një banese pas raportimeve për zhurmë dhe të thirrura.

Por në vend që të gjenin ndonjë keqbërës, çfarë gjetën në apartament i bëri t’u mbushen sytë me lot.

Një çif të moshuarish, Jole 84-vjeçe dhe bashkëshorti i saj Michele 94-vjeç ndodheshin të vetëm në apartamentin e tyre të vogël. 84-vjeçarja kishte ndezur televizorin për të dëgjuar lajmet dhe pyeti bashkëshortin e saj “pse ka kaq shumë urrejtje në lajme”.

Ajo nisi të qante dhe mesa duket fqinjët e trembur njoftuan policinë.

Karabinierët që mbërritën në banesë e kuptuan situatën. Çifti i të moshuarve kishte shumë vite që nuk vizitohej nga njerëz të afërm. Kështu që ata vendosën të qëndrojnë për disa çaste dhe të gatuajnë makarona për çiftin.

Policia e Romës e ka shpërndarë këtë histori duke thënë se çiftin e të moshuarve po e mbyste vetmia.

f4rghe4h3ee4g3.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Përdhunoni të gjitha vajzat me xhinse të grisura!” Avokati dënohet me burg
Fjalimi i presidentit të Ganës lë pa fjalë Emmanuel Macron »
Article Logic
Execution time: 0.010672092437744
array(1) { ["section"]=> string(77) "policia-zbarkon-ne-shtepine-ne-rome-ajo-qe-gjejne-iu-thyen-zemren-foto-101801" }