Policia zbulon dy çanta plot me drogë në kufi me Greqinë, ishin fshehur në "Tren" (FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:38 10-03-2017 Policia zbulon dy çanta plot me drogë në kufi me Greqinë, ishin fshehur në

Policia Kufitare sekuestron në kufi të gjelbër pranë fshatit Tren, 34 kg lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Më datë 09.03.2017, nga ana e shërbimeve Operacionale të Sektorit të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit  Korçë,  në vendin e quajtur “Vëntroku”, në afërsi të fshatit Tren të rrethit Devoll, në kufirin e gjelbër, janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 32 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 34 kg lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, të vendosura në dy çanta sportive.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet për hetime të mëtejshme iu referuan Prokurorisë të  Rrethit Gjyqësor Korçë. 

 

2.jpg

 

1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bllokohen 2 mjete lundruese në Vlorë, dyshohet se përdoreshin për transport droge (Foto)
Maskat grabisin karburantin në Durrës, kërcënojnë rojen me shkop bejsbolli »
Article Logic
Execution time: 0.022533893585205
array(1) { ["section"]=> string(90) "policia-zbulon-dy-canta-plot-me-droge-ne-kufi-me-greqine-ishin-fshehur-ne-tren-fotot-71418" }