Policia e Sarandës gjatë një operacioni antikanabis ka zbuluar një plantacion të nëndheshëm kanabisi në qytetin bregdetar.
7 persona janë arrestuar në flagrancë nga policia, ndërsa deri më tani janë sekuestruar rreth 10 mijë rrënjë dhe kubikë me kanabis. Lënda narkotike rritej me llampa në një hapësirë prej rreth 1 mijë metra katrorë.
Hetimet janë duke vijuar ende nga Policia e Sarandës, me qëllim zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në prodhimin dhe tregtimin e kanabisit.