Policia e kryeqytetit zbulon një parcelë të kultivuar me bimë narkotike kanabis sativa.
Të arrestuar në flagrancë janë:
1. Sh.M, 64 vjeç, banues në Tiranë
2. Z.M, 80 vjeç, banues në Tiranë
3. F.M, 53 vjeç, banues në Tiranë
Gjithashtu është bërë arrestimi në flagrancë edhe i kryeplakut të fshatit Durisht,:
4. M.S, 68 vjeç, banues në Tiranë
Një pjesë e bimëve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër e bimëve është asgjesuar me zjarr.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve Sh. M., Z. M. e F. M., për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".
Në ngarkim të shtetasit M. S., për veprat penale "Shpërdorim i detyrës" dhe "Moskallzim i krimit".