Zbardhet plagosja me armë e ndodhur në rrugën “Hoxha Tasim”, ku është qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasit Xh. Sh.
Policia bën me dije se në vijim të punës hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në datë 24.07.2015, Sektori për Krimet e Rënda, në Drejtorinë e Policisë Tiranë, ka bërë të mundur zbulimin e autorit të dyshuar i cili dyshohet të jetë shtetasi i arrestuar më datë 14.11.2015 për ngjarjen në Linëz, shtetasi Emiljano Tasho, 28 vjeç, banues në Tiranë. (i dyshuar për vrasjen në Linëz të një personi dhe plagosjen e një tjetri) Ky shtetas dyshohet të jetë edhe autori i kësaj ngjarje, të ndodhur më datë 24.07.2015, në rrugën “Hoxha Tasim”, ku autori i dyshuar është konfliktuar me shtetasin me iniciale Xh. Sh, dhe ka qëlluar në drejtim të tij me një armë zjarri tip pistoletë.
"Shtetasi Emiljano Tasho dyshohet për veprat penale të “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkepunim”, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”, “Vjedhje me arme” dhe “Vrasje e ngelur ne tentativë”, parashikuar nga nenet 78-25, 278/4, 278/5, 140 dhe 76/22 i K.Penal”, thuhet në deklaratën e policisë.