Gjatë 12 orëve të fundit Policia e Shtetit ka zhvilluar 3 operacione antidrogë. Operacionet janë përqëndruar në Vlorë, Lezhë dhe Mat.
Gjithsej në 3 operacione është sekuestruar 97 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe janë vënë në pranga 5 persona.
Në Vlorë, në fshatin Beshisht u zhvillua operacioni “West”, ku janë sekuestruar 80 kg Cannabis Sativa dhe është arrestuar poseduesi i lëndës narkotike shtetasi - Spiro Tupa, 62 vjeç, banues në fshatin Beshisht, Vlorë.
Në Lezhë është zhvilluar operacioni i koduar “Reps”, ku janë sekuestruar 11 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, është arrestuar poseduesi i lëndës narkotike shtetasi Fatmir Gjonikaj , 28 vjeç, banues në Mirditë.
Ndërsa në Mat është zhvilluar operacioni “Minuta e fundit”. Specialistet për narkotikët kanë sekuestruar 6 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe kanë vënë në pranga 3 shtetas:
-Alfred Dedja, 30 vjeç
-Jurgen Alzeneli, 21 vjeç
-K.K., 18 vjeç, të gjithë banues në qytetin e Burrelit.