Policisë kanadeze i humbet granata hedhësi, kërkon ndihmën e qytetarëve

Publikuar tek: bota, më 17:03 25-07-2017 Policisë kanadeze i humbet granata hedhësi, kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia kanadeze ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të gjetur një granata hedhës që besohte se ka rënë nga dera e pasme e furgonit të forcave speciale.

Përmes një njoftimi policia kanadeze bën me dije se arma e rëndë besohet të ketë rënë nga furgoni rreth orës 7 të mbëgjesit në Golden Ears Bridge, në provincën e British Columbia.

Së bashku me granatahedhësin ka rënë edhe një çantë jeshile e mbushur plot me municione, transmeton Newsbomb.al.

Arma është e llojit Abrams Airborne Manufacturing 40MM (LTL) Hedhës Taktik më pak i lethal. Arma përdoret më tepër për kontrollin e turmave duke hedhur gaz lotësjellës dhe plumba gome, por mund edhe të qëllojë me municione vdekjeprurrëse. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Djali që bëri transplant zemre vdes në moshën 5 vjeçare (PREKESE)
Alarmante! Shkencëtarët i kanë bërë llogaritë gabim për ngrohjen globale »
Article Logic
Execution time: 0.013447999954224
array(1) { ["section"]=> string(76) "policise-kanadeze-i-humbet-granata-hedhesi-kerkon-ndihmen-e-qytetareve-87317" }