Policja bashkiake ‘’u rrëmben zemrën’’ protestuesve

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:21 21-03-2016 Policja bashkiake ‘’u rrëmben zemrën’’ protestuesve

Jo gjithcka shkon keq në protestë. Vërtet ka një përplasje fizike, apo verbale mes protestuesve e policëve, por ndodh që edhe policët të sillen mirë. Kësaj here, një police bashkiake u ka ‘’rrëmbyer zemrën’’ protestuesve, me mirësinë e saj. 

Protestuesit e mbledhur te parku i liqenit artificial kanë një shpjegim për çfarë ka ndodhur: ‘’Atë ditë pjesa më e madhe e policëve ishin të rinj e të reja, por kishte edhe burra e gra, ku shumë prej tyre mund të jenë prindër ose edhe gjyshër. Më ra në sy portreti i kësaj vajze me uniformë policie, sy ekspresiv, buzëqeshje e sinqertë dhe tipare të një personi pozitiv. Ajo cfarë kishin të përbashkët të gjithë atë ditë ishte fakti se ishin të gjithë njerëz të thjeshtë.’’, shkruan grupimi ‘’Qytetarët për Parkun’’.E në fakt ata nuk kanë qëndruar pa ia  gjetur shpjegimin gjithë kësaj:‘’Është e trishtë kur mendon se shteti e mbron krimit e vet duke na vënë përballë njerëz të ngjashëm me ne, qytetarit i nxjerrin qytetarin dhe e nxit të konfliktohet me njëri-tjetrin. ’’, përfundojnë protestuesit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.18060183525085
array(1) { ["section"]=> string(53) "policja-bashkiake-u-rremben-zemren-protestuesve-35595" }