Policja ndalon shoferin me makinën luksoze, por diçka s’shkon siç duhet

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:32 14-09-2016 Policja ndalon shoferin me makinën luksoze, por diçka s’shkon siç duhet

Policja shqiptare ka dalë sot në aksion bashkë me shumë kolegë të vetët, për të kontrolluar drejtuesit e mjeteve në autostradën Tiranë-Durrës.

Veshur me uniformën dhe pajisur me mjetet më të fundit siç janë kamerat e regjistrimit, policja ka ndaluar shoferin e një makine luksoze. Momenti nuk i ka shpëtuar policisë, duke e shpërndarë foton në profilet zyrtare në rrjetet sociale.

Dhe deri këtu gjithçka është mëse normale. Efektivja po kryen detyrën dhe drejtuesi i është bindur.

Mirëpo ajo që nuk shkon është pikërisht vendi ku është ndaluar drejtuesi: në korsinë e shpejtësisë, ku mund të bëhet burim aksidenti për drejtues të tjerë. Rregullat janë të qarta: drejtuesi duhet të hapë krahun djathtas, por me sa duket askush nuk ka kohë të hapë krahun sepse të gjithë e kanë me ngut të realizojnë foton e përkryer. Ky fakt shqetësues është denoncuar edhe nga gazetari Armand Bajrami.

Sot ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ishte vetë duke inspektuar zonën në fjalë, madje u pyet nga gazetarët nëse efektivët i kishin marrë masat për postbllokun e krijuar sipas rregullores. Ministri dha garancinë maksimale dhe foli gjerë e gjatë për rripin e sigurimit. Rripi vërtet shpëton jetë, por edhe mënjanimi i këtyre sjelljeve të papërgjegjshme, me siguri!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022961139678955
array(1) { ["section"]=> string(76) "policja-ndalon-shoferin-me-makinen-luksoze-por-dicka-s-shkon-sic-duhet-52906" }