Policja që vrau familjarët, një ditë më parë i dha tezes 12 mijë € dhe e pyeti sa kushton varrimi, qendroi 3 orë me viktimat, më pas vrau veten

Publikuar tek: rajon, më 16:04 19-02-2020 Policja që vrau familjarët, një ditë më parë i dha tezes 12 mijë € dhe e pyeti sa kushton varrimi, qendroi 3 orë me viktimat, më pas vrau veten Valdete Bllaca - vëllezërit

Të tjera detaje shokuese dalin në dritë nga vrasja e 5-fishtë që ndodhi në familjen Bllaca në Gjilan, ku vajza e familjes vrau prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten.

Mediat kosovare shkruajnë se Valdete Bllaca pasi vrau katër anëtarët e familjes së saj ka qëndruar rreth 3-4 orë në banesë me ta.

Po ashtu, dyshohet se ngjarja në fjalë të ketë qenë e planifikuar, pasi një ditë më parë Valdete Bllaca i kishte dhënë 12 mijë euro tezes, si dhe e kishte pyetur se sa kushtonte një ceremoni mortore.

Në kohën kur ka ndodhur krimi, tezja dhe bashkëshorti i saj shkuan në shtëpinë e familjes Bllaca, dhe në derë iu shfaq Valdetja.

Kjo e fundit i kishte thënë tezes se familjarët nuk ndodheshin në banesë, ndërsa ajo ishte pak e zënë me disa punë.

Kur po largoheshin nga banesa, tezja dhe bashkëshorti i saj dëgjuan krismat e dy plumbave. Valdete Bllaca kishte vrarë veten.

Bazuar në burime të sigurta të mediave fqinje, policja dyshohet se i ka qëlluar viktimat me nga dy plumba në kokë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076520442962646
array(1) { ["section"]=> string(143) "policja-qe-vrau-familjen-nje-dite-me-pare-i-dha-tezes-12-mije-dhe-e-pyeti-sa-kushton-varrimi-qendroi-3-ore-me-viktimat-me-pas-vrau-veten-195763" }