“Politika ka përgjegjësinë të nxjerrë vendin nga kriza”, Mediu: SHBA dhe BE kanë rritur presionin

Publikuar tek: politike, më 20:37 18-09-2019 “Politika ka përgjegjësinë të nxjerrë vendin nga kriza”, Mediu: SHBA dhe BE kanë rritur presionin Kreu i PR Fatmir Mediu

Fatmir Mediu, kreu i PR dhe njëherësh aleat i Bashës, shprehet se vendi ndodhet në krizë dhe politika ka përgjegjësinë për zgjidhjen e saj.

“Shqipëria është në krizë politike, përgjegjësia e politikës është si të dilet nga kjo krizë. Nuk është thjesht për të qenë statik në një qëndrim të caktuar, por për të arritur në zgjidhje që i shërbejnë vendit. Shkaktari i gjithë kësaj situate është qeveria dhe Edi Rama me mënyrë si qeveris. Për mua, nëse Rama duhet të ikte, duhet të ikte dje, por opozita ka nevojë të ndërtojë aksionin politik në interes të shqiptarëve”, tha Mediu në Real Story, në News 24.

Më tej, Mediu shtoi se SHBA dhe BE ka rritur presionin për të adresuar zgjidhjen e krizës në vend.

“Edhe raporti i ODIHR ka certifikuar ato që opozita thotë se janë keq. Por sot nuk mjafton vetëm kaq. Rama dje tha s’më interesojnë opozitarët, flas me shqiptarët, ndërsa sot thotë që opozita është e rëndësishme. SHBA dhe BE kanë rritur presionin për të adresuar zgjidhjen e krizës politike në çështje të rëndësishme dhe shumë e rëndësishme sot është të arrijmë të kuptojmë ku jemi dhe si të dalim nga kjo situatë”, shtoi Fatmir Mediu, kreu i PR.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007551908493042
array(1) { ["section"]=> string(100) "politika-ka-pergjegjesine-te-nxjerre-vendin-nga-kriza-mediu-shba-dhe-be-kane-rritur-presionin-178942" }