'Politika të bashkëpunojë', Meta propozon PLANIN për rimëkëmbjen ekonomike: Qeveria vetëm menaxhon, fondet vijnë nga taksapaguesit

Publikuar tek: aktualitet, më 10:35 17-12-2019 'Politika të bashkëpunojë', Meta propozon PLANIN për rimëkëmbjen ekonomike: Qeveria vetëm menaxhon, fondet vijnë nga taksapaguesit Ilir Meta në një banesë të dëmtuar nga tërmeti, në Bubq

Presidenti Ilir Meta ka analizuar situatën ekonomike të  Shqipërisë, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, dhe ka shtruar nevojën e një plani të mirëorganizuar ekonomik, për rimëkëmbjën vendit.

Në një intervistë për gazetën 'Panorama', kreu i shtetit ka kërkuar transparencë në menaxhimin e fondeve, sepse sipas tij, sa më e gatshme të jetë qeveria për transparencë dhe llogaridhënie, aq më e suksesshme do të jetë rimëkëmbja dhe rindërtimi i vendit.

Meta bën me dije së shkatërrimi i banesave dhe objekteve, është shoqëruar me një stanjacion ekonomik, gjë që e rëndon edhe më shumë situatën e qytetarëve.

I pyetur mbi propozimin e tij për të dalë nga gjendja e vështirë ku është zhytur Shqipëria, ai nuk përjashton mundësinë se procesi do të jetë i kushtueshëm dhe rendit pikat ky duhet të përqëndrohet plani ekonomik i qeverisë.

'Kërkohet bashkëpunimi i të gjithë institucioneve qeverisëse, aktorëve politikë dhe ekonomikë, organizatave joqeveritare dhe individëve', tha ndër të tjera presidenti, i cili tregoi edhe burimet e të ardhurave të cilat mund të përdoren në procesin e rimëkëmbjes.

Por Meta shtoi se sigurimi makismal i fondeve, mes shumë përpjekjesh, kërkon para së gjithash konsensus të gjërë politik.

Kreu i shtetit e mbyll me një sqarim, ai kërkon që të kuptohet se qeveria vetëm vlerëson nevojat, harton strategjinë dhe menaxhon fondet në bazë të prioriteteve, por ata që paguajnë janë taksapagusit shqiptarë e të huaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident i rëndë në Fushë Krujë/ Makina përplas këmbësorin, humb jetën 23-vjeçari (EMRI)
Shkrumbohen nga flakët dy banesa në Surrel, policia jep detajet e para »
Article Logic
Execution time: 0.013554096221924
array(1) { ["section"]=> string(132) "politika-te-bashkepunoje-meta-propozon-planin-per-rimekembjen-ekonomike-qeveria-vetem-menaxhon-fondet-vijne-nga-taksapaguesit-189626" }