Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio takoi kryeministrin Rama dhe mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në fjalën e tij, Di Maio theksoi mbështetjen e pakushtëzuar të Italisë për Shqipërinë jo vetëm në ndihmat e saj mbi tërmetin por edhe në çeljen e negociatave.
Nga ana tjetër, ai i bëri thirrje politikës shqiptare për dialog dhe bashkëpunim.
'Jam këtu për të shprehur mbështetjen time për ju dhe ngushëllimet e mia për humbjen e jetëve njerëzore.
Unë vizitova dhe një kamp në Vorë dhe pata rastin të marr pjesë në nënshkrimin e procesverbalit të dhurimit të ndihmave nga Emergjenca Civile Italiane. Sot i shpreha kryeministrit mbështetjen tonë të pakushtëzuar mbi situatën e vështirë.
Italia këmbëngul mbi nevojën e hapjes së negociatave dhe kërkon një datë të mbledhjes ndërqeveritare për çështjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Të gjithë faktorët politikë duhet të ulin tensionet dhe të hapin kanalin e dialogut, këtë ia theksova edhe kryeministrit.
Italia është invesitori i parë i huaj në Shqipëri, përsa i përket numrit të sipërmarrjeve.
Ka qënë një bisedë e frytshme kjo me kryeministrin Rama, sepse pata rastin ti theksoj edhe njëherë afërsinë e Italisë për hapjen e negocaiatave.Gjithashtu i shpreha gatishmërinë tonë për të ndihmuar Shqipërinë t'i rikthehet normalitetit. Ne do të punojmë shumë edhe me Konferencën e Donatorëve. Urojmë që kjo Konferencë të zhvillohet në Tiranë, por më e rëndësishme është niveli i afërsisë që vendet do të tregojnë ndaj jush.
Sinergjitë dhe puna e përbashkët do të rrisin bashkëpunimit tonë. Shqipëria është një vend shumë i bukur turistik. Falenderoj edhe ambasadorin italian në Tiranë, i cili ka nxitur miqësinë dhe marrëdhëniet tona. Italia është këtu me ju, për ju, në gjithçka keni nevojë', përfundoi Di Maio.