Politikanë majtas e djathtas mesazhe ngushëllimi për Marko Bellon: Të qoftë i lehtë dheu i vendit tënd, që i shërbeve me aq dashuri!

Publikuar tek: aktualitet, më 09:33 04-12-2020 Politikanë majtas e djathtas mesazhe ngushëllimi për Marko Bellon: Të qoftë i lehtë dheu i vendit tënd, që i shërbeve me aq dashuri! Politikani Marko Bello

Mëngjesi i sotëm nisi me një lajm të trishtë, profesori dhe politikani socialist Marko Bello nuk jeton më. Ai ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare, në Turqi, aty ku prej 23 ditësh kurohej për Covid19.

Mesazhet e ngushëllimit për Bellon janë shkruar majtas e djathtas, të gjithë e kujtojnë atë si një njeri buzagaz dhe “mik mik nga më të mirët që mund të kesh në jetë”. Pak më parë ka reaguar kolegu i tij socialist, Arben Malaj. “Të qoftë i lehtë dheu i vendit tënd që i shërbeve me aq dashuri”, shkruan Malaj në mesazhin e ngushëllimit.

“Nje lajm I trishtueshem per familjen  miqte dhe koleget e Markos. Marko ishte i vecante per humorin qe krijonte perhere  sidomis kur te tjeret ishin te merzitu apo pesimist. Prehu ne paqe I dashur Marko! Ngushellime familjes!! Te qofte I lehte dheu I vendit tend qe I sherbeve me aq dashuri”, shkruan ai.

Politikani Fatmir Mediu e kujton Bellon si një mik nga më të mirët që mund te kesh në jetë.

“Me hidhërim të madh mora lajmin se Miku ynë Marko Bello ndërroi jetë, në luftë me COVID-in. Marko ishte njeri plot jetë që mbushte me gëzim e të qeshura çdo ambient ku ishte prezent. Marko ishte politikan pa komplekse, Ministër dhe deputet mendjehapur dhe i ndershëm.

Mbi të gjitha mik nga më të mirët që mund te kesh në jetë. Ky është një moment i vështirë për Ne miqtë e tij, por veçanërisht për Silvën, femijët dhe familjen e tij. Lutemi që Zoti të jetë pranë tyre në këtë moment të vështirë. U prehsh në paqe miku im. Do të kujtojmë gjithmonë buzëqeshjen dhe humorin tënd”, shkruan republikani.

Edhe socialisti Namik Dokle, i cili dha lajmin tragjik mëngjesin e sotëm, shkroi një mesazh të ndjerë për mikun dhe kolegun e tij.

“Sa i trishte! Sa i pabesueshem ky lajm i mesnates per vdekjen e mikut, kolegut, Marko Bello. Pa i mbushur ende te gjashtedhjetat, na e mori covidcolera! C’behet keshtu? Po na behet fejsbuku varreze!!! Lamtumire, i dashur Marko! Nuk do ta harroj kurre buzeqeshjen tende te pandare, shakane tende mbushur me miresi...”, shkruante Dokle.

“Miku buzagaz dhe bashkëpunëtor i kohëve të vjetra”, e quan Agron Duka kolegun Marko Bello, në mesazhin e ngushëllimit për ndarjen e tij nga jeta.

“Një lajm i hidhur, i pa besueshem edhe në këtë vit të mbrapsht. Miku buzagaz, bashkëpuntor i kohëve të vjetra dhe sfidave të reja, ishte një vlerë e shtuar në jetën e secilit prej nesh që kemi pasur fatin të ndajmë me Markon momete jete.

Një humbje e madhe për sferën tonë publike, të cilës do t’i mungojë angazhimi i një intelektuali aktiv si Profesor Marko. Ngushëllimet më të ndjera familjes Bello, i jam pranë në këtë dhimbje tronditëse. Lamtumirë Marko. I paharruar kujtimi yt”, shkruan Duka.

Presidenti Meta reagoi menjëherë pas lajmit të trishtë, gjithashtu.

"Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohëshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor! Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes! Ngushëllimet më të ndjera! Përherë i paharruar në kujtimet tona! LAMTUMIRË I SHTRENJTI YNË MARKO BELLO!” shkroi Presidenti në faqen zyrtare që në mëngjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I sekuestrohen 1.5 milion euro pasuri një gruaje në Fier, ish-burri i dënuar në ITALI me 14 vite burg; ‘kyçet’ restronati në Vlorë, dy apartamente dhe një Benz (EMRI)
TË GJITHË BËHEN BASHKË/ Lum mesazhesh për MARKO BELLON: Iku nga jeta MIKU I ÇMUAR, diplomati i karrierës, politikani konsensual, njeriu fjalëmirë  »
Article Logic
Execution time: 0.011113166809082
array(1) { ["section"]=> string(136) "politikane-majtas-e-djathtas-mesazhe-ngushellimi-per-marko-bellon-te-qofte-i-lehte-dheu-i-vendit-tend-qe-i-sherbeve-me-aq-dashuri-230130" }