Politikanët gjermanë sulmohen nga hakerat, u publikohen biseda private (Pre e sulmit edhe Angela Merkel)

Publikuar tek: bota, më 16:50 04-01-2019 Politikanët gjermanë sulmohen nga hakerat, u publikohen biseda private (Pre e sulmit edhe Angela Merkel)

Qindra politikanëve gjermanë, përfshirë kancelaren Angela Merkel, u janë vjedhur të dhënat personale dhe u janë publikuar në internet.

Kontaktet, bisedat private dhe detajet financiare u ekspozuan në Twitter. Ato i përkisnin figurave politike të çdo partie, përveç AfD-së të së djathtës ekstreme.

Kancelarja Angela Merkel ishte një nga politikanët e prekur nga sulmi. Të dhënat e saj përmbanin disa emaile që i kishia ardhur asaj dhe që ajo kishte dërguar, si dhe numrin e faksit dhe adresën e postës elektronike.

Të dhënat e njerëzve të famshëm dhe gazetarëve gjithashtu u zbuluan, raporton BBC. Është e paqartë se kush ishte pas sulmit, i cili u shfaq në Twitter një formën e një kalendari.

Një zëdhënëse e qeverisë tha se qeveria nuk ishte ende e sigurtë nëse të dhënat ishin vjedhur nga hakerët kibernetikë.

Një analist kibernetik i tha BBC-së se kishte dyshime se hakerët mund të kenë shfrytëzuar dobësitë në softuerin e-mail për të marrë fjalëkalime që figurat e politikës, kishin përdorur edhe në llogaritë e rrjeteve sociale.

Zyra federale gjermane për sigurinë e informacionit (BSI) tha se rrjetet qeveritare nuk u prekën nga ky sulm.

Megjithëse nuk dihet nëse është zbuluar diçka “shpërthyese”, publikimi i të dhënave personale mund të ketë pasoja të konsiderueshme, thotë gazetari i RBB Michael Götschenberg, i cili hulumtoi sulmin.

Llogaria Twitter tashmë e pezulluar, e ndjekur nga 17,000 njerëz, duket se është drejtuar nga Hamburgu, tha ai. Edhe pse dokumentet ishin postuar në llogari muajin e kaluar, vetëm të enjten në mbrëmje zyrtarët u vunë në dijeni të vjedhjes.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012572050094604
array(1) { ["section"]=> string(108) "politikanet-gjermane-sulmohen-nga-hakerat-u-publikohen-biseda-private-pre-e-sulmit-edhe-angela-merkel-147513" }