Politikanët shqiptarë solidarizohen me Turqinë dhe Greqinë, reagojnë të trishtuar pas goditjes nga tërmeti shkatërrues (DEKLARATAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:06 30-10-2020 Politikanët shqiptarë solidarizohen me Turqinë dhe Greqinë, reagojnë të trishtuar pas goditjes nga tërmeti shkatërrues (DEKLARATAT)

Politikanë nga Shqipëria dhe Kosova kanë shprehur në rrjetet sociale mbështetjen e tyre për qytetarët në Greqi dhe Turqi pas tërmetit me magnitudë 7.0 rihter.

I pari që ka reaguar është presidenti Meta, i cili i tronditur shkruan se Shqipëria dhe gjithë populli shqiptar qëndron në këto momente të vështira pranë pupujve miq të Turqisë dhe Greqisë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka reaguar në rrjetin social Twitter, dhe shprehet se “Lutjet e shqiptarëve shkojnë për të gjithë miqtë tanë në Izmir dhe Samos”.

eri.png

Edhe Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për tërmetin që goditi dy vendet. Basha si Haradinaj shprehet se po i ndjek me shumë vëmëndje lajmet që po vijnë nga Turqia. Ai ndihet shumë i shqetësuar dhe dërgon ngushullimet e tij për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti.  

luli.png

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj ka shprehur keqardhjen për popullin turk pas tërmetit vdekjeprurës. Në postimin e tij ai është shprehur se “Mendimet dhe lutjet tona janë me të gjithë vëllezrit dhe motrat tanë në Turqi”. Ai gjithashtu ka shtuar se ne jemi të bashkuar dhe do t’a kalojmë këtë situatë të keqe sëbashku.

genti.png

Ish-Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka reaguar me anë të një video në faqen e tij në Facebook për tërmetin që goditi Turqinë dhe Greqinë. Berisha gjithashtu ka shprehur ngushëllimin e tij për të gjithë banorët e prekur nga kjo tragjedi dhe se i uron shërim sa më të shpejtë të plagosurve.

sala.png

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka shprehur keqardhje për të gjithë të prekurit nga tërmeti tragjik në Turqi dhe Greqi. Ajo nëpërmjet një postimi në Twitter thotë se “bashkohemi në lutje për shërim të shpejtë të të plagosurve”. Kryemadhi gjithashtu shpreson që kjo situatë e rëndë të kalojë sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja.

123345435_382956582842800_2214047020774913032_n.png

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një postim në Twitter ka shprehur ngushëllimet e tij për të gjitha familjet në Izmir të Turqisë. Ai thotë se shteti i kosovës është i gatshëm t’i qëndrojë pranë njërëzve në Turqi, por edhe qeverisë turke në këtë kohë të vështirë.

thaci.png

Ndërkohë ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tregon se e gjithë vëmendja e tij është tek situata që po zhvillohet në Turqi. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës shpreson që kjo gjendje e rëndë të mbarojë sa më shpejt dhe pa viktima.

ramush.png

Gjithashtu Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, me anë të një telegrami është drejtuar homologëve të tij në Greqi dhe Turqi. Ai është shprehur se u trondit në momentin kur mori lajmin rreth tërmetit.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë thotë se “Në këto çaste të rënda, Kuvendi i Shqipërisë dhe gjithë populli shqiptar, janë pranë popujve tanë miq e fqinj dhe shprehim dhimbjen e solidaritetin me qytetarët dhe familjarët e viktimave”.

Ai gjithashtu është i bindur se kjo situatë do të kalojë sa më shpejt dhe nuk do t’i dëmtojë vendet fqinje të shqipërisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj reagon për tërmetin që goditi Turqinë dhe Greqinë: Qendroni të fortë! Lutjet tona janë për ju miq
Rekord rastesh të reja nga COVID-19! Humbin jetën 3 persona, rëndohet situata në spitale »
Article Logic
Execution time: 0.010783910751343
array(1) { ["section"]=> string(124) "politikanet-shqiptare-solidarizohen-me-turqine-dhe-greqine-reagojne-te-trishtuar-pas-goditjes-nga-termeti-shkaterrues-225803" }