Një javë nga sot është inagurimi i presidentit të zgjedhur amerikan Joe Biden, ndërsa FBI-ja ka paralajmëruar për mundësinë e protestave të armatosura.
Pas sulmit të një grupi protestuesish që vërshuan brenda Kapitolit, shërbimi i sigurisë së godinës mori kritika të shumta për mënyrën se si e menaxhoi situatën.
Ndërsa zyrtarët amerikanë kanë urdhëruar mijëra trupa të Gardës Kombëtare të zbarkojnë në Uashington D.C për ruajtjen e sigurisë. Eventet dhe udhëtimet turistike në ndërtesat ikonike janë ndaluar.
Ndërsa politikanë të lartë të Bashkimit Europian nuk kanë kursyer ironinë me këtë situatë.
Bashkëkryesues i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, Carl Bildt shkruan në Twitter se “Më shumë trupa amerikane po dërgohen në Uashington sesa në Afganistan”.
Janë plot 10,000 trupa të Gardës që do të stacionohen në Uashington.