Politikani i inatosur bavarez mbush autobusin me refugjatë dhe ia çon Merkelit në zyrë

Publikuar tek: bota, më 14:17 15-01-2016 Politikani i inatosur bavarez mbush autobusin me refugjatë dhe ia çon Merkelit në zyrë

Një politikan gjerman i inatosur me kancelaren Angela Merkel, ka marrë një autobus dhe pasi e ka mbushur me 31 refugjatë i ka dërguar ata në një udhëtim 7 orë të gjatë drejt zyrës së kancelares Merkel.

Politikani Peter Dreier kishte shkuar gjithashtu në Berlin por me makinë private ndërsa tha se autobusin e kishte marrë me qira. Ai i kujtoi Merkelit se dikur kishte thënë që Gjermania i ka mundësitë të përballojë fluksin e refugjatëve.

Situata politike në Gjermani u tensionua pas sulmeve masive gjatë natës së Vitit të Ri në qytetine Këlnit, ku sipas raportimeve të policisë, mijëra refigjatë ngacmuan seksualisht, grabitën dhe dhunuan masivisht qytetarët.

ddtg4.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025486946105957
array(1) { ["section"]=> string(92) "politikani-i-inatosur-bavarez-mbush-autobusin-me-refugjate-dhe-ia-con-merkelit-ne-zyre-30075" }