Politikani iranian: 3 milion dollarë për këdo që vret Trump

Publikuar tek: bota, më 23:03 21-01-2020 Politikani iranian: 3 milion dollarë për këdo që vret Trump Presidenti Donald Trump

Një politikan iranian raportohet se ofron 3 milion dollarë për këdo që vret presidentin amerikan Donald Trump.

Sipas ISNA, agjencisë së lajmeve gjysmë-shtetërore iraniane Ahmad Hamzeh, i cili është një politikan iranian nga vendlindja e gjeneralit Kasem Soleimani, ka thënë:

“Në emër të njerëzve të provincës Kerman, ne do t'i paguajmë çmimin prej 3 milion dollarë cash, kushdo që vret Trump”.

Politikani iranian nuk sqaroi nëse ky ishte një vendim i marrë nga sundimtarët fetarë, apo personal i tiji. Trump ndodhet aktualisht në Forumin Ekonomik të Davos në Zvicër.

Ambasadori amerikan i çarmatimit, Robert Wood, e quajti kërcënimin si “qesharak”.

Ai tha: “Është thjesht qesharake por ju jep një ide të themeleve terroriste të këtij regjimi dhe se ky regjimi duhet të ndryshojë sjelljen e tij”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025529146194458
array(1) { ["section"]=> string(65) "politikani-iranian-3-milion-dollare-per-kedo-qe-vret-trump-192759" }