Politikani që u bë shkrimtar, çfarë ka në brendësi të romanit 'Ditët e lakuriqëve të natës'

Publikuar tek: kulture-art, më 13:04 31-10-2019 Politikani që u bë shkrimtar, çfarë ka në brendësi të romanit 'Ditët e lakuriqëve të natës' Namik Dokle dhe ballina e librit

Në nëntor të viti 2018, ish-deputeti i PS Namik Dokle botoi librin e tij “Ditёt e lakuriqёve tё natёs”, për të cilin ka bërë një vëzhgim edhe kritiku e shkrimtari Vadimir Muça.

Romani paraqit një histori dashurie që zhvillohet në një fshat në vetëm 6 ditë, ndërsa Muça thotë se pёrmes ”Ditёve tё lakuriqёve tё natёs”, Namik Dokle nё kontravers kёrkon imazhet e njё shoqёrie tё pёrhumbur nё absurdin e mardhёnieve tё reja, konfuze nё mikrobe tёrbimi nё kontekstin kohor.

Në këndvështimin e kritikut, romani nuk tregon vetёm historinё absurde tё njё fshati që ndalon të rinjtë të dashurojnë, por pёrmes metaforave dhe simboleve, supozon njё dramё shoqёrore me antraksin e saj shpirtёror e moral, duke shtrirё metastazat nga Bukonja, nё kontraversin e metropolit si njё virus tёrbimi qё po vriste botёn shpirtёrore tё njё brezi tё ri, i cili aspironte pёr liri e demokraci.

“Rrëfimi në vetorë të ndryshëm e plotësimi i personazheve të dytë si garnitura prototipe, të korracuara me elementë realë ekzistencialë, mbartin magjinë e një arti shkrimor, ku fantazia e autorit ka bërë që romani të jetë i përveçëm në estetikë dhe stilistikë”, thotë Muça.

Shkrimtari thekson se pёrmes dialogjeve, Dokle performon njё dramacitet gjenerues romanesk, nё pёrpjekje pёr t’i dhёnё sa mё shumё jetё tё lirё, asaj qё ёshtё njё histori ngujimi, duke interpretuar njё akt devocioni prej shkencёtari tё mirёfilltё nё bashkёrendim me gjykimin e urtёsisё popullore.

“Romani “Ditёt e lakuriqёve tё natёs” arrin tё shprehё atё botё, reminishencat e sё cilёs vazhdojnё edhe sot, tё japё mesazhe tё qarta, tё mbajё zgjuar  kujtesat historike, nё njё shtet ku akoma termi “Liri” ёshtё njё dogmё e cila vret çdo ditё e mё shumё, shpirtra njerёzorё nё forma tё “qytetёruara” pёrmes braktisjeve nё njё zymtёsi, mbetur si gur pendimi mbi kurriz tё gjithё shqiptarёve”, deklaron kritiku Muça.

VËZHGIMI I PLOTË:

Iluminizmi shoqёror nё njё roman

(Vёzhgim rreth romanit “Ditёt e lakuriqёve tё natёs” tё Namik Dokles, botim i Toena-s)

“Historia e letёrsisё s’duhet tё jetё historia e autorёve dhe tё papriturave tё tyre, por historia e shpirtit si prodhues dhe konsumues i letёrsisё.”

Paul Valery, 1938

1.Dy jetё krijuese

Tё paktё janё ata krijues nё fushёn humane tё letrave qё e kanё shtruar trasenё e krijimtarisё, me koncepte moderne qё para viteve ’90 e nё vazhdimёsi pёrjetojnё dy jetё krijuese.

Ndёr kёta tё paktё ёshtё dhe publiçisti, tregimtari, dramaturgu, romancieri, Namik Dokle, i cili, nё mendimin tim nuk ёshtё marrё sa e si duhet seriozisht nga kritika e mediat. Aq mё tepёr qё ai ka krijuar njё balancё nё produktin krijues para e pas viteve ’90.

Nё heshturinё e tij, mbёshtetur fort nё vlerat qё pёrcjell tek lexuesi me krijimet, ai si njё murgatar, ka krijuar vepra tё cilat denjёsisht meritore qёndrojnё jo vetёm nё letёrsinё shqipe, por edhe nё angazhimin letrar botёror si njё ecuri progresive e artit shkrimor bashkёkohor.

Arti shkrimor ёshtё njё familje e madhe, e njё nga urtakёt e kёsaj familjeje, nё bindjet e mia ёshtё dhe Namik Dokle. Namiku me anё tё universit tё njё kohe tё shkuar,” mobilon” bashkohёsit me njё substanca kohore pёr njё jetё tё pastёr, pa violencё.

Pavarёsisht se ёshtё metropolitan, me njё formim gazetaresko-politik, i ushqyer nga konceptet e njё modernizmi i njё realizmi ekzistencial, autori ka dijtё tё luaj bukur nё narracion me adekuatin, tё polemizojё me traditёn, mitet, zakonet e shoqёrisё sё re tё ekonomisё sё tregut, si dhe raportet e ndёrsjellta, shtet-shtetar-popull, njё trinitet qё nё rrёfimtarinё romaneske vjen si njё nyje  gordiane, zgjidhja e sё cilёs, zgjidh shumё problem sa shpirtёrore aq dhe shoqёrore.

Kёsisoj pёrmes ”Ditёve tё lakuriqёve tё natёs”, Namik Dokle nё kontravers kёrkon imazhet e njё shoqёrie tё pёrhumbur nё absurdin e mardhёnieve tё reja, konfuze nё mikrobe tёrbimi nё kontekstin kohor.

Siç duket, autori e ka pasur si paradigmё sentencёn e Franc Kafkёs tё vitit 1917, kur definon: “Lumturinё do ta gёzoja vetёm nё rast se do tё mundja tё lartёsoja botёn te pastёrtia, te e vёrteta, te liria e pashmangshme.”

Romani pёrfaqёson njё fole mesazhesh tё nxjerrё nga palimpsestet e njё kohe tё shkuar, ngёrthyer nё kurthet e trysnitё shpirtёrore e absurdit tё kohёs. Gjithçka (dhe e pёrjetuar) ёshtё njё artifakt i maturuar bukur artistikisht nga autori Dokle, i cila sintetizon dhunёn moralo- shpirtёrore pёrmes njё tragjizmi, nёpёr gjurmёt e vёrteta nё subkoshiencё dhe karaktere.

Gjithçka pёrmes njё tautologjie shpirtёrore vjen si njё sarkazёm e tё shkuarёs dhe si njё alegori ndaj tё sotmes, e cila shtratifikohet nё reminishencё  nё tё sotmen.

Ky roman, i shkurtёr nё pёrmbajtёsi, mbyllur nё “ kёshtjellёn” e Bukonjёs, por eksentrik nё ide dhe mesazhe, nuk tregon vetёm historinё absurde tё njё  fshati, por nё amalgama rrёfimtare dhe pёrmbajtjen e mesazheve, pёrmes  metaforave dhe simboleve, supozon njё dramё shoqёrore me antraksin e saj shpirtёror e moral, duke shtrirё metastazat nga Bukonja, nё kontraversin e metropolit si njё virus tёrbimi qё po vriste botёn shpirtёrore tё njё brezi tё ri, i cili aspironte pёr liri e demokraci.

 Autori pёrmes njё monologu tё brendshёm xhoisian jep dramёn shpirtёrore tё profesor Rekёs nё luftё me strukturat shtetёrore, duke i çjerrё maskёn e hipokrizisё, argumentit provincial, ndёrsa me ditarin e gjykimit kafkian, nё “ kёshtjellёn” e tij gjykimore, pёrmes Sejdos, çjerr maskёn e krejt sistemit, tё cilin autori  qё  nё ballinё, me metaforёn e ballinёs me grafikёn e lakuriqёve tё natёs, sjell absurdin dogmatik tё gjykimit shtetёror pёrmes mikrobit tё tёrbimit, njё sajesё në zyrat e “shtёpisё sё gjetheve”, ku “gjethet e thata” dhe “gjethet e njoma”, ushqejnё nё shpifёri makinёn shtetёrore tё sigurimit shqiptar. 

Njё rrёfenjё e mbajtur nё ditarin sekret tё mençurisё urtake tё Sejdos, e cila si njё aktakuzё tregon degradimin shpirtёror ( gjoja pa dhunё) por me dhunё nё tё gjtha qelizat e shoqёrisё.   

2.Realizmi ekzistencial i njё romani

Lexuesi qё nё kapitujt e parё tё romanit do tё pёrftojё gjithçka metaforike qё prezantohet dialogjeve intrigues nё njё dramacitet shoqёror. Nё fic-chen jetohet me pritshmёrinё e njё gladioje sa  shoqёrore  aq dhe shpirtёrore qё gjeneron njё realizёm ekzistencial. Nga kapitulli nё kapitull futesh  nё njё botё antraktive me ballafaqimin me jetё a vdekje tё tё kundёrtave, tё njё dramaciteti liriko-shoqёror i cili si njё letёrlakmues nxjerr nё pah njё tё traumatizuar, te lexuesi emocione refraktare nёn rrymimin e njё lumi psiko-analitik.

“Jeta e njeriut fillon te sytё”, por kёta sy janё terrosur nga vendimi absurd i komandantit tё postёs. Autori me mjeshtri pёrmes paralelizmave e simboleve sjell aeralin nё kёtё ekosistem tё pёrçudnuar si njё dualitet qё jo vetёm bashkёjeton nё njё integralitet tё domosdoshёm, por janё dhe pasqyra dhe refleksione tё njeri –tjetrit, sepse siç thotё Sejdo: “ Gjithçka nё kёtё botё ka vrasёsit e vet: “Bleta ka tymin, lulja ka brymёn, drita ka errёsirёn, njeriu mjerimin, dashuria tёrbimin.”

Nё anamnezёn e jetёs nё kёtё fshat tё largёt kufitar ku dashuria dhe tёrbimi janё bёrё sinonime tё njё jete tё humbur nё kёta njerёz qё duan dritё dhe luftojnё me terrin, e nuk kanё asnjё faj.

Rrjeta e merimangave tё spiunimit si qefin i zi qёndron mbi kokё. Gjeneron njё botё vrastare tё shpirtrave dhe nё aspektet mё elementare tё jetёs duke vjellё absurditete sociale. Makineria e ndrydhjes shpirtёrore arrin nё ato pёrmasa sa qё dashuria  njehsohet me tërbimin, si njё handikap shpirtёror i njё dogme.

Gjithçka e sjellur si njё dezhavy e njё jete, vjen bindshёm si agravim i dramave jetёsore, nёn retё e plumbta tё njё mikrobi tёrbimi, si njё pёrbashkёsi antagoniste; ndaj gjatё leximit tё kёtij romani realisto – ekzistencialist, si njё paradigmё  sa e vjetёr aq edhe e pakohё, ve re se nё adrenalinёn qё tё ushqen nga kapitulli nё kapitull, me dramat pёrjetuese, lindur nё shtratin e njё kozmogonie shpirtёrore, tё atyre shpirtrave hyjnorё qё u prevalon magma e dashurisё.

Ndonёse njё udhёtim romanesk si nё njё ferr dantesk, ku shpirtrat pёrballen pёrmes antagonizmit shtetas- shtetarё, nё pёrballje me njё “ruxhero tёrbimi” alla shqiptare, ku jeta maturohet ndёr fantazmat e lakuriqёve tё komandant Dodёs e tё punonjёsve tё sigurimit, me “gjethet e thata” e me “ gjethet e njoma”, si inde patogene nё trupin e shoqёrisё njerёzore.

Zhvillimi linear pёrmes maksimave letrare tё intrigave dramatike, pёrballja mes cikloneve tё ndjesive njerёzore, papajtueshmёria e thagmave tё plakёs Nure, Sejdos dhe e profesor Rekёs, janё domethёnia mesazhere qё pёrcillet te lexuesi.

Nё subkoshiencёn e saj, nxjerrё nga eksperienca e jetёs, me bindje tё plotё, mendimi i plakёs Nure prevalon mbi alibinё shtetare. Ajo i thirrmon profesor Rekёs:” Ta dijё dhe ai (aludohet kryeudhёheqёsi, V.M.) se djemtё tanё nuk janё tёrbuar, por janё ndaluar.”

Kjo psiko-analizё mbushamendёse e plakёs Nure, nё unison me tё dhёnat shkencore, sjell pёrparёsitё e mendimit popullor gatuar nё magjen e jetёs, sjell psiko-terapinё, dhe iu kundёrvu apologjisё shtetare duke rrёzuar dhe shkencёrisht absurdin, duke definuar qartё: “ Drita ose ёshtё dritё, ose asgjё tjetёr nuk mund tё jetё!”

Ndaj me fjalёurtёsinё e saj dhe plaka Nure i drejtohet profesorit:” Jeta dhe vdekja janё ngatёrruar dhe janё bёrё gёrshet, dhe Ai ka mbetur nё mes.” Profesor Reka nё pajtueshmёri me njё konceptualitet tё tillё popullor  me besim deklaron: “ Politika tё ngatёrron dhe me njё puthje rrёshqitazi dhe jo mё me luftra e ligje- mendoi.”

Njё katarsis shpirtёror e bashkёkuptimor, njё pajtueshmёri me filozofinё urtake tё  plakёs Nure, mbёshtetur nё eksperiencat e jetёs nga instanca tё mendimit shkencor. Njё pёrballje tё tillё, Namik Dokle e ka realizuar duke pёrjashtuar nё gjykimin artistik interpretimin e motivacioneve psikologjike duke u mbёshtetur nё pёrvojat eseiste tё Zherar Zhenet, i cili sintetizon: “…përpjekja që të sillet  rrëfimi në shkallën më të lartë të  pastërtisë së tij, i ka shtyrë disa shkrimtarë, si Hemitin apo eminguejnë, që ta përjashtojnë prej tij interpretimin e motivacioneve psikologjike.” (Çështje të romanit- botim Rilindja, Prishtinë, 1980, f.173.)

Rrëfimi në vetorë të ndryshëm e plotërimi i personazheve të dytë si garnitura prototipe, të korracuara me elementë realë ekzistencialë, mbartin magjinë e një arti shkrimor, ku fantazia e autorit ka bërë që romani të jetë i përveçëm në estetikë dhe stilistikë. Këtë përveçësi  ia jep subjekti qendërzues me linjat merimangë, protonizmi i bërthamës shoqërore, qenësia shenjtërore e zanave dhe vajzave bukonjare, lirizmi dashuror si emotive e barazpesha në mardhëniet shoqërore.

Përmbajtësia e dramacitetit intrigues e këtij romani, për lexuesit por dhe për krijuesit na thotë: “se arti i vërtetë lind tek vetëmohimi, lind tek diçka që në një formë shkon gjer në vetëmohim.”

Kjo sentencë përftuar nga estetika e romanit modern “Neveria” e Zhan Pol Sartrit, është domethënia e gjithçkaje që shpërvilet nga romani “Ditët e lakuriqëve të natës”.

Një ekzistencializëm i cili buranën e ka në gjysmën e parë të  shekullit  njëzet, si një produkt i letrarizimit të ideve froidiste nga Jung dhe Lakan.

Ndaj dhe fundi i enigmës të tërbimit, në luftë me subkoshiencën të doktor Harizit, profesor Rekës, Sejdos të rrokabindur nga mençuria e Dade Nures, jep qartazi  ndikimin represiv  të apartatit shtetëror, duke i hequr atë që është thelbësore në diversitetin njerëzor, afeksionin e “ njeriut të ri”. Por, duhet theksuar, të një njeriu, të cilit afeksionin ia kanë hequr në mënyrë dhunuese me kirurgjinë e dogmës, nëpërmjet mekanizmit të frikës dhe të neverisë së vetevetes.

Plaka Nure, professor Reka dhe Sejdo janë një trinitet  portretesh protitipe të fuqishëm, të cilët i përbashkon lufta pa kompromis për të vërtetën. Lexuesi duhet të meditojë  e të vendosë nëse duhet marrë shembull nga një vetëmohim i tillë, në një luftë ku bota shpirtërore ngulmon gjithnjë ndaj të vërtetave, ku Bukonja, për të cilën oragnet shtetërore stisën alibinë e tërbimit, të kthehet në një poshtrim të pastër dhe një turp moral i sistemit  shtetëror.

  1. Koloret gjuhësore dhe filozofia e narracionit.

Narracioni lakonik mbi ngjarjet dhe fenomenete si dhe raportet  e njeriut me to, si për personazhet dhe për lexuesin, me metaforën dhe simbolikën e tyre bëhen hera- herës hipotetike duke të futur në një fic-chen, në meditime për një substanciale të dëshiruar, përmes një realizmi ekzistencial.

Rrëfimet hera- herës, marrin ngjyrime fantaziste, e herë- herë arrijnë valencat e një virtualiteti ironik përmes plakës Nure dhe urtakut Sejdo, ku: në mbledhjen e popullit  me njё satirё tё hollё  tё tipit hasheikian, i pёrgjigjet prerazi; “Na hodhёt glasat, tani do merrni masat.” Ky dialog kaq refraktar nё varreza, gjatё hapjes tё varrit pёr autopsi, i intrigon mё tepёr raportet e shtetasve me shtetarёt.

Njё pёrballje e cila zbulon kontradiktat qё po zienin nё vlagёn e njё koncepti tё ri mbi jetёn e shoqёrisё  nё gjirin e inteligjencёs tё arsimuar nё botёn perёndimore.

Vulgariteti i qёndrimit tё pёrfaqёsuesit pёrshfaq degradimin maksimal, kur me arrogancё i pёrgjigjet profesorit: “Çfarё tё vёrtete, çfarё tё vёrtete? Tё vёrtetёn e leshit.”

Mbёshtetur nё tё vёrtetat e urtёsisё popullore profesori mbёshtet dorёn nё  sup tё Sejdos: “ Pёr tё mbajtur botёn qё po i rrokullisej mbrapsht, drejt njё humbёtire gёrmadhash brenda trupit tё qenies sё tij.”

Nё kёto kontekste, gati –gati tragjikomike, me njё theks tё fortё sarkazme, roli i shkrimtarit vjen nё njё barazpeshё me rolin e njё dramaturgu.

Pёrmes dialogjeve, Dokle performon njё dramacitet gjenerues romanesk, nё pёrpjekje pёr t’i dhёnё sa mё shumё jetё tё lirё, asaj qё ёshtё njё histori ngujimi. Autori nuk synon njё rishikim radikal  tё jetёs nё Bukonjё, por njё interpretim sa shpirtёror aq dhe shoqёror, njё akt devocioni prej shkencёtari tё mirёfilltё nё bashkёrendim me gjykimin e urtёsisё popullore, ndoshta, ndoshta dhe nga pёrjetime personale nё lidhje me ndodhitё dhe rrёfenjat.

Nё kёtё roman, duke personifikuar atё shtresё tё ineteligjencёs shkencore, pёrmes njё katarsisi shpirtёror, autori zbret nё ato nivele intelektuale, gjer nё tallje me vetёveten nga trysnia e organizmave  tё njё shteti despotik, duke pёrjetuar frikёn e qёndrimit ndaj realitetit pёr jetёn e familjeve, apo tё çdo përkrahёsi qё e mbёshtet profesor Rekёn, Rozana, plaka Nure, Sejdo, nё gjykimin e kёtij absurdi shoqёror. Nё subkoshiencё, shumё shkencёtarё tё tillё, gjykon autori pёrmes profesor Rekёs, shkelin me guxim vijёn qё ndan persekutimin, vetёshkatёrrimin shoqёror e megjithatё nuk poshtёrohen.

Sigurisht, me arsenalin e tij si gazetar, shkrimtar i “heshtur”, me dukuritё e tij inovative, si politikan, Namik Dokle, i ka dhёnё valenca  mё tё larta fjalёs dhe fjalisё, duke e qendisur bukur me ojnat e krahinizmave, fjalё-formimeve, neologjizmave dhe shprehive tё urtakёve popullorё.

Duke punuar me to me limё nё dorё, me daltёn e mendimit, duke i dhёnё atyre rifiniturat artistike nё shtjellimin linear, nё mёnyrё drejtёshkrimore, fonetikisht tё  shumёpranueshme, autori ka arritur qё tё pёrbashkojё koloret gjuhёsore nё filozofinё e narracionit si njё unitet artistik.

Duke e pёrpunuar fjalёn e fjalinё mjeshtёrisht nё mёnyrё zinxhirore, duke i veshur me pёrvojёn dhe eksperiencat e punёs, fjala, fjalia, dialogu, reflektojnё bukurinё e tingullit foljor nga mё rrezatueset.

Kёtё rrezatim, kёtё amalgamë shprehёse ia shton dhe konvergimi mjeshtёror i dialektalizmave, toponimeve, ku dallohen njё mori neologjizmash, tё cilat janё vendosur nё themelet e rrёfimtarisё romaneske, si ato gurёt kёndorё, tё cilёt i japin drejtimin, strukturёs murale tё godinёs romaneske.

Kёto fjalёformime e neologjizma, jo vetёm qё sjellin njё pasuri tё fjalorit shqip, por nё kёtё roman, i kanё dhёnё dukuri mё autentike prozёs bashkёkohore nё romanin “Ditёt e lakuriqёve tё natёs”. Ato zenё vend nё fjalorin e gjuhёs shqipe  si xinxife ndriçimore, me ndikimet e tyre jo vetёm letrare por dhe fonetike.

4.Legjenda tё njehёsuara me histori njerёzore

Nё konceptin e trajtimit tё legjendave e miteve, nё romanin “Ditёt e lakuriqёve tё natёs” ekziston njё lidhje jo vetёm shpirtёrore por edhe shoqёrore me ngjarjet e fenomenet e ndodhura, por edhe me tё sotmen si simbolika tё pakohё.

Namik Dokle kёta elementë artistikё tё ruajtura nё memorjen shpirtёrore tё popullit, i trajton si palca e skeletit romanesk. Duke i njehёsuar ato me histori njerёzore, pёrmes sharmit metaforik e simbolikave, autori ka arritur qё t’i shpirtёzojё  kёto legjenda dhe mite, duke i sintetizuar me personazhe, ngjarje, fenomene qё ndodhin nё kohё tё ndryshme.

Nё kёto kontekste, autori pёrjashton çdo plaxhiaturё nё kuadrin botёror por edhe kombёtar, duke sjellё autentikёn pёrmes personalitetit krijues.

Me njё estetikё tё tillё, arti shkrimor vjen i plotёruar  nё aeralin shqiptar, vjen modern nё kohё si nё aspektin librar  dhe atij gojor.

Nё kompleksitetin psiko-analitik, autori  merr ato fragmente ndodhishё qё pёrmbajnё majanё njerёzore, ndaj dhe psiko-terapia e Dade Nures vjen aq efektive, aq e besueshme, sa qё rrёzon dhe “kёshtjellёn” shtetare tё alibisё tё mikrobit tё tёrbimit.

Pёrgjithёsisht  romani, si nё planin legjendo-mitik e histroik si dhe nё sensin  tragjik, me lёndёn e trioruar nё laboratorin krijues, me majanё e figuracionit tё pasur artistik, si elementё ndёrlidhёs, funksional nё transmetimin e mesazheve te lexuesi, duke reflektuar dhunti artistike me emocione e ndjenjё.

Gjithçka qё rrёfehet, legjendё apo mite, e pёrjetuar nё kohё tё largёt apo tё afёrt, apo nё pritshmёri, me nivelin e lartё komunikues tё autorit “ si zoti nё gjithёsi” pёrmes njё dramaciteti liriko- dramatiko- tragjik, njё triniteti ku bashkёjeton e bukura, grotesku, komikja, e tmerrshmja shpirtёrore – shoqёrore, e pёrditshmja e lakuriqёve tё natёs, metaforizuar nё kafshё dhe njerёz.

Kjo pjellmёri amebike vjen e ndёrvarur me njera tjetrёn si pjesё e pandarё e cila e ndoqi pёr 45 vite popullin e Bukonjёs si njё mallkim shpirtёror.

Ndaj nё roman, si njё paradigmё, universialiteti dashuror pёr njeri tjetrin, pёr vendin, pёr arealin ёshtё themeli i mbijetesёs, i njё ekzistencializmi qё buron nga mirёsia e dashuria pёr gjithçka qё tё fal familja, shoqёria, vendi.

Jo pa qёllim Dade Nure, pёrmes rrëfenjave brilante mbi legjendёn e tri perrive, sjell jetёsimin e legjendёs e mitit nё substancё  tё re kohore. Aq mё shumё qё kjo rrёfenjё vjen me tёrё shkёlqimtarinё e memories popullore, ku lartohen bukuritё natyrore e funksioni artistik i natyrёs, pёrmes paralelizmave figurative. Kjo imburson idetё dhe mesazhet qё pёrcjell autori te lexuesi.

5.Apoteoza e njё rrugёtimi romanesk

Nё kёto vёzhgime, me tё drejtёn time mund tё them: “ se kёtё roman mund ta quaj sa modern nё estetikё aq dhe klasik nё strukturё, me risitё bioshqiptare nё pjellshmёrinё romaneske pas viteve’90”. Ai vjen me thellёstё e viteve si njё apoteozё  e njё rrugёtimi nёpёr absurdet e njё jete me ecejake e kapёrcej, nё njё rrugё tё gjatё e tё mundimshme pёr liri shpirtёrore dhe shoqёrore.

Nga ky vёshtrim vjen dhe tjetёr risi qё sjell romani, nё dukje klasik, por nё pёrmbajtёsi e zhvillime integruese. Mbart nocione moderniste nё trajtimin e personazheve e karaktereve tё tyre, lojёn shekspiriane dhe kafkiane me ngjyrat e ndodhitё duke nxjerrё deduksione pёrkatёse shoqёrore.

Njё produkt tё tillё Namik Dokle e ka realizuar duke pasur parasysh tre tiparet bazё estetike sipas estetit Mihail Bahtin i cili perifrazon:” Unё gjej tri tipare tё tilla bazё, sipas tё cilave romani ndryshon nga tё gjithё zhanret e tjerё: 1) tridimensionalitetin stilstik tё romanit, qё kushtёzohet me shumёgjuhёsinё e njohjes,  e  cila realizohet nё tё. 2) ndёrrimin rrёnjёsor tё koordinatave kohore tё tabllosё artistike nё roman.3) zonёn e re tё krijimit tё figurёs letrare nё roman.” (-Çёshtje tё romanit-, botim i Rilindja, Prishtinё, 1980. f.28).

    Po nёn kёto vёshtrime estetike tё Mihail Bahtinit, unё me statusin e njё kritiku, me modesti nё çfarё pёrftova nga ky roman, me testurё moderne, nё balancёn time vёzhguese dhe mesazhet dhe idetё pёrmes palimpsesteve  qё mbartin ngjarjet dhe fenomenet, e ndjeva veten nё njё botё kafkiane, rrethuar nga ushtarё dhe lakuriqё nate si sinonime tё njё pushteti arbitrar nё “ kullёn” e Bukojnёs, stigmatizuar me  mikrobin e tёrbimit. Kuptova pёrjetimet e njё bote krejt tjetёr, nё tё cilёn njeriu ёshtё jo vetёm njё kavie por edhe njё vegёl qё mund ta pёrdorёsh nё gladion e njё aerali, ku interesat pushtetare agravohen nё  subkoshiencёn e qytetarёve qofshin kёta dhe profesorё.

   Romani “Ditёt e lakuriqёve tё natёs” arrin tё shprehё atё botё, reminishencat e sё cilёs vazhdojnё edhe sot, tё japё mesazhe tё qarta, tё mbajё zgjuar  kujtesat historike, nё njё shtet ku akoma termi “Liri” ёshtё njё dogmё e cila vret çdo ditё e mё shumё, shpirtra njerёzorё nё forma tё “qytetёruara” pёrmes braktisjeve nё njё zymtёsi, mbetur si gur pendimi mbi kurriz tё gjithё shqiptarёve.

Shtator- tetor 2019                                                 Vadimir Muça

                                                                              Shkrimtar, kritik

Ballina e librit

73248169_2201874956779298_8076639485632184320_n.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077810287475586
array(1) { ["section"]=> string(95) "politikani-qe-u-be-shkrimtar-cfare-ka-ne-brendesi-te-romanit-ditet-e-lakuriqeve-te-nates-184196" }