Politikani serb u ekzekutua sot në Kosovë, ish-këshilltari i Berishës rrëfen njohjen: Ndoshta vrasësi është...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:07 16-01-2018 Politikani serb u ekzekutua sot në Kosovë, ish-këshilltari i Berishës rrëfen njohjen: Ndoshta vrasësi është...

Persona ende të paidentifikuar  qëlluan për vdekje me disa plumba mëngjesin e sotëm liderin e SDP-së, Oliver Ivanoviq.

Ngjarja ka tronditur edhe politikën shqiptare që ka dënuar ashpër aktin vrastar. Sakaq, ish-këshilltari i Berishës, Ilir Kadia rrëfen se si e njohu ish-liderin Oliver Ivanoviç.

“Oliver Ivanoviç. Ne hymë në lokal në Fushë Kosovë të uritur. Në një tavolinë përballë njoha Oliver Ivanoviç, liderin e serbve të Kosovës. Tishi ju drejtua, pa e njohur, të dinte si ishte vera që po pinin. Oliveri i tha se ish e shkëlqyer. Pastaj ne ndejtëm në një tavolinë jo larg të tyres. Kur mbaruam drekë i thashë Tishit se kishim ngrënë drekë pranë “armiqve”! Anglezja Tishi tha se në paqe armiku i vërtetë është alkoli tepërt! 
Sot Oliver Ivanoviçin e paskan vrarë. Kush e vrau? Ndoshta vrasësi është brenda kësaj shprehje të tij:”Sot serbët në Kosovë nuk kanë frikë nga shqiptarët por nga ekstremistet serbë! Nga kjo frikë largohen nga Kosova! “, shkruan Kadia.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070168972015381
array(1) { ["section"]=> string(112) "politikani-serb-u-ekzekutua-sot-ne-kosove-ish-keshilltari-i-berishes-rrefen-njohjen-ndoshta-vrasesi-eshte-106768" }