Politikat migratore, Gjykata Supreme e SHBA i jep të drejtë presidentit Trump

Publikuar tek: bota, më 20:00 19-03-2019 Politikat migratore, Gjykata Supreme e SHBA i jep të drejtë presidentit Trump Shtepia e Bardhe

Gjykata e Lartë e Amerikës i ka dhënë të drejtë autoritetit të ‘Shtëpisë së Bardhë’ për të dëbuar emigrantët e paligjshëm nga SHBA.

Me këtë vendim, presidenti amerikan Donald Trump korr një tjetër fitore përsa i përket politikave të tij migratore.

Gjykata vendosi ‘pro’ politikave migratore te qeverisë, teksa vendimi pro presidentit Trump është dhënë më së shumti nga gjykatësit konservatorë. Kjo do të thotë se tashmë, pasi një emigrant dënohet në SHBA, përfundon dënimin me burg aty dhe menjëherë merret dhe deportohet në vendin e origjinës.

Administrata e Trump tha se mbështet tërësisht vendimin e marrë nga Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë avokatë të njohur dhe shoqëria civile në SHBA ka dalur kundër kësaj nisme.

Në politikat e Donald Trump, parashikohen masa të rrepta ndaj emigrantëve të parregullt në SHBA.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010278940200806
array(1) { ["section"]=> string(83) "politikat-migratore-gjykata-supreme-e-shba-i-jep-te-drejte-presidentit-trump-157098" }