Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Goditja e grupit me rrezikshmëri të lartë në Vlorë, reagon ministri Lamallari: Kush sfidon ligjin, përballet me shtetin dhe drejtësinë

Shkruar nga Newsbomb
Goditja e grupit me rrezikshmëri të lartë në Vlorë,
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka reaguar në lidhje me aksionin që policia ka kryer ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku u godit një grup kriminal dhe u arrestuan disa persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Lamallari ka përgëzuar policinë, teksa shkruan se arrestimi i personave të shpallur në kërkim brenda vendit dhe ndërkombëtar dhe sekuestrimi armëve dhe mjeteve të blinduara, është dëshmi e profesionalizmit, vendosmërisë dhe angazhimit të autoriteteve të vendit tonë.

Ndërsa më tej ministri thekson se të gjithë ata që shkelin ligjin në vendin tonë, do të përballet me forcën e shtetit dhe drejtësisë.

Postimi i plotë i Lamallarit:

Përgëzime Policisë së Shtetit për goditjen e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore në Vlorë. Arrestimi i personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, kapja e autorit të plagosjes së rëndë të ndodhur pak ditë më parë, si dhe sekuestrimi i armëve, mjeteve të blinduara dhe provave të tjera kriminale janë dëshmi e profesionalizmit, vendosmërisë dhe angazhimit të strukturave tona ligjzbatuese. Lufta jonë kundër krimit të organizuar është një betejë pa kompromis. Kushdo që mendon se mund të sfidojë ligjin, të cenojë sigurinë publike apo të ngrejë dorë mbi rendin dhe qetësinë e qytetarëve, do të përballet me forcën e shtetit dhe drejtësisë. Mirënjohje për çdo efektiv që shërben me përkushtim dhe kurajë. Kanë mbështetjen tonë të plotë dhe të palëkundur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese