Krah Blendi Klosit dhe Belinda Ballukut, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parkun e Apolonisë ku Partia Socialiste dega Fier feston sot 35-vjetorin e themelimit.
Hapja e aktiviteti është shoqëruar me këngë patriotike popullore, por edhe me një historik të rrugëtimit të PS në këtë qark.
Ndërsa fjalën hapëse e mbajti deputetja e qarkut, Belinda Balluku, e cila teksa vlerësoi secilin prej anëtareve të partisë për kontributin e tyre në ngritjen dhe forcimin e Ps-së, ajo shprehur mirënjohjen e saj për dy socialistët, Taualnt Balla dhe Erion Braçen.
“Sonte do të doja të falenderoja 3 miqtë të mirë të këtij qarku, Gramoz Ruçin për gjithçka që ka bërë për PS-më. Po ashtu përshëndes Taulant Ballën, një mik i mirë nga i cili mora stafetën e këtij qarku, dhe Erion Braçen që ka shpenzuar këtu 3 mandate të gjata duke lënë një gjurmë të thellë në Divjakë” tha Balluku në fjalën e saj.
Fjala e Belinda Ballukut: I nderuar kryetari i PS, themelues anëtarë e dashamirës, mirë se erdhët në Parkun e Apolonisë, në këtë mbrëmje të veçantë të kremtimit të 35-vjetorit të PS, në kryeqytetin e socialistëve ndryshe nga seç thonë vlonjatët.
Socialistët e Fierit e kanë të pamundur të mos jenë, kur është kryetari i partisë Edi Rama. E zgjodhëm Fierin për të dhënë një mesazh, njeriu nga natyra ka tendencën të mendojë planifikojë e të mendojë të ardhmen, por pa rrënjën, pa memorien, pa kujtimet, nuk ndërtohet e ardhmja.
Sot kemi ardhur këtu aty ku janë rrënjët e këtij vendi të begatë, për të kujtuar të gjithë ata që vendosën në themelet e PS-së së qarkut të Fierit, kontributin e tyre dhe sakrificat për të bërë të mundur gjithçka që është sot. Ata që sot janë 30-25 vjeç as nuk e konceptojnë se sa e vështirë ishte në 91-96 të ishe pjesë e PS. Por askush nuk e mohon kontributin e tuaj sot. Unë me krenari them se Fieri ka një rini të mrekullueshme, kur ne në majin e 2025 shkruam historinë e 12 mandatave.
Sonte do të doja të falenderoja 3 miqtë të mirë të këtij qarku, Gramoz Ruçin për gjithçka që ka bërë për PS-më. Po ashtu përshëndes Taulant Ballën, një mik i mirë nga i cili mora stafetën e këtij qarku, dhe Erion Braçen që ka shpenzuar këtu 3 mandate të gjata duke lënë një gjurmë të thellë në Divjakë.
