Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Opozitarët shfrytëzojnë protestën e qytetarëve, Bardhi e Muçi dorëzojnë njëkohësisht të njëjtat kërkesa në Kuvend (DOKUMENTET)

Shkruar nga Newsbomb
Opozitarët shfrytëzojnë protestën e qytetarëve, Bardhi
Redi Muçi e Gazment Bardhi

Sot shënohet dita e 10-të që mijëra shqiptarë “derdhen” nëpër Tiranë duke protestuar kundër investimeve amerikane në Zvërnec, ndërsa mesa duke tubimi i cili thuhet se është organizuar nga vetë qytetarët, po shfrytëzohet nga opozita.

Kjo pasi mësohet se së fundmi kreu  i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka depozituar zyrtarisht në Kuvend një paketë ligjore përmes së cilës kërkohet bashkimi dhe mbrojtja e Kushtetutës me frymën e integrimit në Bashkimin Europian.

Konkretisht mësohet se PD ka kërkuar me urgjencë:

-Shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike (atë që helmon Zvërnecin e bregdetin).

-Shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura.

-Shfuqizimin e ligjit për "Paketën e Maleve".

-Shfuqizimin e disa dispozitave në ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Por mesa duket Partia Demokratike nuk është mjaftuar me kërkesa e sipërpërmendura.

Përmes deputetes Ina Zhupa, mësohet se ata kanë depozituar edhe një kërkesë për interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupi, për të kërkuar një ballafaqim për zonat e mbrojtura.

Si të mos mjaftonin lëvizjet e demokratëve, të cilët qartazi po shfrytëzojnë protestën e qytetarëve duke e kthyer atë në politike, si zakonisht, edhe partia Lëvizja Bashkë mësohet të ketë shfrytëzuar rastin.

Deputeti i “ Lëvizja Bashkë”, Redi Muçi, ka depozituar në Kuvend thuajse të njëjtin tekst, të njëjtat kërkesa me të njëjtat argumente.

-Shfuqizim për Paketën e Maleve.

-Shfuqizim për Investimet Strategjike.

-Shfuqizim për Zonat e Mbrojtura.

Edhe pse qytetarët që prej dhjetë ditësh zbarkojnë poshtë zyrës së Edi Ramës e kanë “bërtitur” që protesta është jopolitike, mesa duket politikanët opozitarë nuk i kanë kuptuar akoma thirrjet e mijëra personave që prej fundit të majit “derdhen” nëpër kryeqytet.

Opozitarët shfrytëzojnë protestën e qytetarëve, Bardhi
 
Opozitarët shfrytëzojnë protestën e qytetarëve, Bardhi
 
Opozitarët shfrytëzojnë protestën e qytetarëve, Bardhi
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese