Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Pse nuk e mbani Zvërnecin ashtu, special?" gazetarja e huaj pyet Ramën, i kthehet kryeministri: Nuk më jep dot askush leksione mua për mjedisin! Flamingot erdhën kur qeverinë e mora unë

Shkruar nga Newsbomb
"Pse nuk e mbani Zvërnecin ashtu, special?" gazetarja e huaj pyet
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me gazetarë dhe përfaqësues të mediave nga vendet e Bashkimit Europian, të cilët kanë ardhur në Tiranë nisur nga interesi i madh ndërkombëtar që ka zgjuar protesta qytetare, e nisur fillimisht për Zvërnecin.

"Përse nuk e mbani Zvërnecin, ashtu, special?", ishte pyetja që një gazetare e huaj i drejtoi kryeministrit, për të theksuar se jo detyrimisht mund të jepet leje për resort në atë zonë.

Përgjigja e Edi Ramës ishte se tashmë Shqipëria ka nevojë për turizëm elitar, jo për turizmin masiv që është zhvilluar vitet e fundit, sepse ai nuk sjell të ardhura dhe efekti negativ në mjedis është shumë më i madh se përfitimet.

"Shihni Malin e Zi, shihni Malin e Zi. Ata nuk kanë bujqësi dhe shumë nga malazezët atë që konsumojnë e marrin nga Shqipëria. Ata nuk kanë fabrika, nuk kanë asgjë përveç turizmit. Prej vitesh ata kanë pagat dhe pensionet më të larta në rajon. Sepse e sollën turizmin në nivelin e turizmit të luksit.

Turizmi luksoz është ai që e mbron një vend nga ajo çfarë mund t'i shkaktojë turizmi masiv. Por nuk mund të vazhdojmë në këtë mënyrë, na duhet turizëm luksoz për të ndryshuar shkallën e të ardhurave dhe për të ulur trysninë që turizmi ka mbi mjedisin", u shpreh ai.

Edi Rama vijoi më tej duke theksuar se flamingot dhe pelikanët në lagunën e Nartës erdhën vetëm pasi socialistët dhe ai në krye të tyre, morën pushtetin në vitin 2013. Kryeministri u tha gazetarëve europianë se qeveria e tij kishte shtuar hartën e zonave të mbrojtura, ndaj askush nuk mund t'i jepte leksione.

"Flamingot, a e dini kur nisën të ktheheshin? Kur unë erdha në qeveri, atje nuk kishte flamingo dhe Shqipëria kishte gjuetinë e paligjshme. Flamingot dhe pelikanët nisën të ktheheshin kur ne e shpallëm gjuetinë të paligjshme për 10 vjet, edhe moratoriumin e pyjeve.

Askush nuk mund të më jap mua leksione për mjedisin. Ne krijuam hartën e parë të Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë në 2017. Të parin Regjistër dhe të parin Inventar. Ne e gjetëm Shqipërinë me më pak se 15% të zonave të mbrojtura dhe tani kemi 25%.

Në 2024 bëmë ndryshime për të specifikuar çfarë lejohet dhe çfarë nuk lejohet në kategoritë e ndryshme të mbrojtjes, sepse nuk ka vetëm një kategori të mbrojtjes. Vjosa, Narta janë të mbrojtura, nuk po preken dhe nuk do të preken", përmbylli Edi Rama, kryeministër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese