Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim në kryeministri me gazetarë përfaqësues nga mediat e vendeve të Bashkimit Europian ku është duke folur në lidhje me çështjen e protestave për Zvërnecin.
Ndërkohë gjatë një momenti ai i dha një libër të titulluar “The albanian files, freedom and archicecture” , gazetares irlandeze Flor MacCarthy. Ndërsa mes batutash ai edhe e nënshkroi librin “nga një vrasës flamingosh”
“Dëshironi një dedikim, do shkruaj “Nga një vrasës flamingosh” Do ia jepni asaj, i besoni bujarisë së saj, për mua irlandezët janë ndër më të mirët, nëse zgjedhje tjetër në jetë do të isha irlandëz, sepse askush nuk do të cuditej se përse jam kokëfortë sepse do ta merrnin ttë mirëqenë. “Për lulen time irlandeze nga një vrasës flamingosh”. Sigurohu që bashkëshorti yt do ta kuptjë duket shumë e dyshimtë, është një libër i bukur”, u shpreh Rama teksa e shkruante.





