Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama me gazetarët europianë për Zvërnecin: Projekt nuk ka, jemi vend i lirë mund të protestohet! Edhe unë të isha në vendin e tyre do ndihesha i neveritur …

Shkruar nga Newsbomb
Rama me gazetarët europianë për Zvërnecin: Projekt nuk ka,
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim në kryeministri me gazetarë përfaqësues nga mediat e vendeve të Bashkimit Europian ku është duke folur në lidhje me çështjen e protestave për Zvërnecin. Ai u shpreh ndër të tjera se vetëm disa vite më parë në 2011 në po të njëjtin bulevard u mbajt protesta e famshme e 21 Janarit.

“Në këtë  bulevard jo një shekull më parëpor më pak se 20 vjet më parë apo më sakt në 2011 u vranë 4 protestues me armë sulmuese, që i kishin vënë në shënjestër pikërisht nga kjo ndërtesë, kështu që për mua është një epokë ndryshe është një moment ndryshe në histori, dhe është vërtët diçka shumë e mirë që njerëzit mund të protestojnë pa asnjë problem, është një tjetër arritje e kësaj dekade, për të cilën shqiptarët kanë luftuar për një kohë të gjatë , kjo është e para. E dyta kjo protestë është provokuar nganjë akt i shëmtuar nga një roje sigurië ndaj në protestuesei në kufirin e tokës për të cilën po flasim pas më shuumë se një jave, për të cilin morëm masa nga më të ashprat, roja u shkarkua, drejtori i policisë u pezullua, është vënë nën hetim policia që ishte ay, kompanisë iu hoq licenca.

Dhe sigurisht akti i dhunës ndezi ndjenjat, video u bë virale dhe çeli rrugën për pikëpyetje mbi pronën projektin, dhe pastaj befas çështja u bë më e gjërë dhe tashmë cek gjithçka që është në rregull por nuk jemi më në dinamikën e protestës e shumë njerëzve apo disa njerëzve, edhe pse kam parë raportime për qindra mijëra vet që janë qesharake.

Gjithçka ndryshoi sepse befas nuk ka projekt, sepse protesta u bë “anulloni projektin” edhe i thashë po por nuk kemi projekt, nuk ka të bëjë me mua nuk ka të bëjë me Shqipërinë por ka të bëjë me shoqërinë, se si gjysmë të vërtetat mund të bëhen gënjeshtra, kështu që nuk qëndrojmë më tek thelbi por diku gjetkë, ku thuhen të gjitha gjërat por në fakt nuk kanë të bëjmë me mua apo me ne” u shpreh kryeministri.

Teska më tej pasi deklaroi për të disatën herë se nuk ka projekt, iu përgjigj njërës prej gazetareve të pranishme, duke thënë se toka në Zvërnec është një pronë private dhe se ai vet nuk ka njohur ndonjë vend demokratik që të ndalojë privatin, ashtu siç tha ai, që të bëjë marrëveshje.

"Sepse BalkanInsight po gënjen. Shumë e thjeshtë. Nuk ka të bëjë me kush thotë çfarë, por kush provon çfarë, është krejt ndryshe. Unë nuk jam këtu për të thënë gënjeshtra, por as për të dëgjuar gënjeshtra. Në qoftë se dikush thotë që ka një leje ndërtimi, atëherë duhet ta tregojë këtë leje ndërtimi. Përkundrazi, në qoftë se më pyesni dhe në qoftë se jeni të interesuar për faktet, mund t'ju them që ka një proces. Po, ka një kompani. Sigurisht që ka një kompani. Çfarë do të thotë kjo? Në qoftë se ka një kompani, nuk do të thotë që ka një projekt, është një kompani, pra ka një shprehje interesi, ka një proces që ka nisur me autoritetet, është një pronë private për ta bërë shumë të qartë e saj. Sepse është kaq është shqetësuese kur kalon nëpër të gjithë këta zinxhirë, zinxhirë të tërë postimesh pas postimesh dhe sheh gjëra që janë kaq të pasakta dhe që janë kaq neveritëse dhe në qoftë se nuk do të isha në këtë pozicion dhe në qoftë se nuk do të isha plotësisht i vetëdijshëm për faktet, në qoftë se nuk do t’i njihja plotësisht faktet, do të më neveritej të shihja që qeveria ime, apo kryeministri im po shesin një ishull pa më treguar asfare pse dhe çfarë do të ndodhë. Po sigurisht që do të ndihesha i neveritur, po a është e vërtetë?

Kjo është e para.

E dyta, Zvërneci dhe ishulli janë dy projekte të ndryshme. Nuk është i njëjti projekt. Çfarë domethënë që gjithë kohës publikohet, ripostohet në Tëitter apo në rrjete të tjera ishulli, protestuesit, gardhi, kjo e ajo për të krijuar diçka që është tërësisht e neveritshme. Po ta shohësh nga këndvështrimi i dikujt që, jo vetëm është në bulevard, por që është në Austri dhe në Amerikë dhe të projektosh këtë imazh të Shqipërisë, një republikë dreqi bananesh ku ishujt i shiten oligarkëve, kështu më kot dhe ku vendi shitet sepse ka një kryeministër atje që  po iu shërben oligarkëve. Çfarë është kjo? Në qoftë se kjo është e vërtetë, është e neveritshme, por a është e vërtetë?

Kjo është pyetja ime. Ju mendoni se keni sjellë fakte këtu që provojnë të kundërtën e asaj që unë po them, por jo, nuk është kështu. Kompania është e krijuar, shprehja e interesit është e pranishme dhe marrëveshja është private. Është mënyra se si zhvillohet çdo vend demokratik. Unë nuk njoh ndonjë vend në sferën demokratike që mund t’i ndalojë privatët të bëjnë marrëveshje midis tyre.

Në qoftë se njihni ndonjë, më thoni. Nuk njoh ndonjë vend ku qeveria apo institucionet janë proaktive dhe shkojnë u thonë privatëve ‘’Mos guxoni të lidhni marrëveshje’’.

E dija, e njihja një vend ku privatët nuk lejoheshin të ishin privatë, ku të huajt ishin të gjithë “armiq” e të gjithë ishin ndikim i keq. E di, e njihja, e luftova kundër dhe falë Zotit fituam.

Është gardh, e dashur. Çdo privat në këtë vend ka të drejtën të kërkojë leje për të vendosur një gardh rrethues në pronën e tij. Çdo pronar privat në këtë vend. Të luftosh kundër gardheve të pronave private? Çfarë do të thotë kjo?

Dhe kur ka një proces të tillë, kur ka një marrje e dhënie me autoritetet për një projekt, kemi protokolle që vërtetojnë pikërisht të kundërtën. Kemi protokolle që vërtetojnë se ky vend funksionon si një vend evropian. Ne kemi protokolle që provojnë me shkrim se investuesve ju janë thënë shumë gjëra për cënueshmërinë e zonës, distanca që duhet të ketë zhvillimi apo ndërtimi nga laguna, për këtë, atë e atë tjetrën, për parametrat, për dendësinë e për të tjera gjëra.

Çfarë mendoni? Çfarë mendoni ju? Kur them çfarë mendoni ju, nuk po ju drejtohem juve personalisht, po them çfarë do të thotë kjo?

Si ta gjesh, si ta gjejë dikush mënyrën që ta bëjë të vërtetën, të shihet e të dëgjohet.

Unë e thashë ditën e parë, e thashë dhe të dytën, pastaj hoqa dorë, sepse e kuptova që s'kishte më të bënte me mjedisin." tha ai ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese